• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alarmi nga moti i keq, pezullohet lëvizja detare, paralizohet puna në portin e Durrësit

by Java News
30/11/2017 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si pasojë e motit të keq me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu do të vazhdojë pezullimi i trafikut detar për çdo mjet lundrues.

Kapiteneria në Vlorë ka pezulluar çdo lundrimin në det të hapur. Lëzivja e tragetëve është pezulluar edhe në Sarandë.

Nga ana e saj, OSHEE ka marrë masat të jetë në dispozicion të situatës së krijuar, duke lënë kështu në terren rreth 600 punonjës.

Situata detare paraqitet e rënduar në Adriatik, ndërsa në zonat bregdetare të Gjirit të Durrësit shpejtësia e erës paraqitet në rritje. Më në thellësi të tokës, situata është normale me reshje jo të dendura shiu të cilat kanë nisur që në orët e para të natës së kaluar.

Mëngjesin e sotëm anija tregtare ‘Envi 1’ që ndodhet në radën e portit paraqiti situatë emergjence, kur si rezultat i forcës detare iu lirua spiranca. Pas ndërhyrjes së ekuipazhit dhe ndihmës së dhënë situata u kthye në normalitet.

Aktualisht, deti regjistron forcën 7-8 ballë me drejtim nga jugu, ndërsa shpejtësia e erës në rritje.

Për shkak të këtyre kushteve atmosferike, edhe 2 tragetet e linjës Bari-Durrës, që duhej të bregëzoheshin në orën 8.00, nuk janë futur ende në ujërat shqiptare.

Drejtoria e Përgjithshme detare bën të ditur se tragetet janë nisur me vonesë nga Bari dhe pritet të mbërrijnë pasditen e sotme, pas orës 15:00. Ndërkohë janë paralajmëruar të gjitha mjetet lundruese të rrisin masat e sigurisë për të shmangur incidentet dhe të mos dalin në det.

Në port është pezulluar aktiviteti në sektorin e ngarkim-shkarkimit.

Kapiteni i Përgjithshëm i Kapitenerive ka urdhëruar pezullimin e anijeve të tonazhit të ulët e të mesëm dhe gjithë sektorit të peshkimit.

Qarqet më të rrezikuara

Sipas emergjencave civile Qarqet më të rrezikuara janë Fieri dhe Vlora. Drejtori i Emergjencave Civile Shemsi Premçi deklaroi se nëse të premten do të vazhdojë procesi mësimor, nxënësit deri në klasat e nënta duhet që të shoqërohen nga prindërit në shkollë.

Edhe Sinoptikanët greke sugjerojnë që nga sot e deri të shtunën pasdite të evitohen lëvizjet në zonën e Greqisë veriore dhe Shqipërisë jugore. Sakis Arnautoglu, sinoptikan i njohur i kanalit shtetëror grek ERT, parashikon që në pak ditë në Shqipërinë e jugut të shkarkohen 500 litra shi në një metër katror.

Probleme në Gjirokastër

Reshjet kanë vijuar gjatë gjithë natës dhe problemet e para raportohen nga qarku i Gjirokastrës. Rruga Gjirokastër-Lugina e Çajupit ka shembje në të gjithë gjatësinë dhe konsiderohet e rrezikshme edhe për shkak të stuhisë.

Probleme në Kukës, probleme në furnizimin me energji

Situata në Qarkun e Kukësit gjatë datës 30.11.2017 ora 08.00 është si më poshtë: Situata klimaterike: Në orët e vona të datës 29.11.2017 e në vazhdim Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar shoqëruar me erëra deri në 12 m/s me drejtim nga Jugu. Temperaturat variojnë minimale 8 Gradë Celsius e aktuale 9.6 Gradë Celsius. Shikueshmëria 7 km. Nga informacionet e marra nga strukturat e emergjencave civile në Bashkitë, institucionet përgjegjëse e verifikimin në vend, aktualisht kemi këtë situatë:

Akset rrugore: Aktualisht të gjitha aktet rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme pa probleme. Për shërbimet publike: Aktualisht nuk kemi probleme të veçanta për shërbimet publike. Për energjinë elektrike: Në përgjithësi furnizimi me energji ka qenë normal në të gjithë Qarkun.

Ka probleme në furnizimin me energji elektrike në Nj.A Ujmisht dhe Nj.A Bushtricë, Nj Grykë –Çaj e Nj.A Malzi të Bashkisë Kukës. Ka probleme në furnizimin me energji elektrike në Nj.A Golaj, fshatrat Mujaj, Dajç e Cahan të Nj.A Qendër Krumë të Bashkisë Has. Në Bashkinë Tropojë është pa energji elektrike Nj.A Llugaj. Nga grupet e punës po punohet për eliminimin e avarive.

Komisioni i Emergjencave Civile vazhdon të ndjekë situatat që po zhvillohen, si pasojë e situatës klimaterike duke marrë masat përkatëse.

Për shkak të situatës sinoptike të pritshme sot me datë 30.11.2017 nga Prefekti i Qarkut Kukës janë thirrur në një takim urgjent firmat kontraktore të akseve rrugore në shkallë Qarku së bashku me Komisionin i Emergjencave Civile për të diskutuar situatën aktuale klimaterike e marrjen e masave përkatëse.

a.ç

Next Post
FOTO/ Pritja e Vlahutin, Ruli i hedh dorën në qafë, Bumçi e Islami mënjanohen

Mandati i ambasadores së BE në Tiranë, Romana Vlahutin, deri në gusht 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In