• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alarmi i kanabisit, 4 ndër 10 gjimnazistë rezultojnë përdorues

by A R
15/05/2017 22:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Droga gjithmonë e më shumë po bëhet një trend për të rinjtë shqiptar kjo pasi edhe studimet tregojnë se ka një dyfishim të numrit të përdoruesve kryesisht adoleshentë 14-15 vjeçar.

Sociologu Zyhdi Dervishi e gjen fajin për këtë shtim të numrit tek mungesa e aktiviteteve kulturore ndërsa thotë se paratë që prindërit u japin fëmijëve për ushqim këta të fundit i përdorin për të blerë drogë.

4 në 10 adoleshentë të klasave të 9 dhe të 10 rezultojnë të jenë përdorues të lëndëve narkotike sipas një studimi të Institutit të shëndetit Publik. Sipas ekspertëve këto konsiderohen shifra alarmante dhe një nga faktorët që ndikon në shtimin e këtij numri është pikërisht mungesa e veprimtarive kulturore që ti zërë kohën adoleshentëve.

Dervishi: Me keqardhje them që përqindja e të rinjve të kësaj grupmoshe që konsumojnë lëndë narkotike është rritur. Me sistemin tonë të arsimit nuk ka veprimtari kulturore artistike që të plotësojë boshllëkun të rinjve. Duke mos qenë të angazhuar të rinjtë shkojnë tek lëndët narkotike.

Sociologu Zyhdi Dervishi e cilëson si tejet të rëndë për shoqërinë varësinë që të rinjtë kriojnë ndaj lëndëve narkotike.

Dervishi: Një nga mekanizmat që keqpërdor më shumë energjitë e të rinjve është edhe orientimi i tyre nga droga. Një pjesë marrin plagë të përkohshme, një pjesë marrin plagë të përhershme.

Sakrifica e prindërve për të mos i ndarë fëmijet ë tyre nga shoqëria duke i dhënë para nëpër duar është edhe një faktorët që ndikon në lehtësinë e gjetjes së lëndës narkotike.

Dervishi: Prindërit shqiptarë bëjnë një jetë të vështirë për t’i dhënë para fëmijëve. Në këto kushte ata kanë ca para nëpër duar. E kanë të vështirë prindërit t’i çojnë me bukë me vete dhe i japin para.

Dervishi thotë se nismat e ndërmarra nga bashkia e Tiranës për të larguar të rinjtë nga rruga e lëndëve narkotike duhet mbështetur pavarësisht bindjeve politike.

Dervishi: Gjithçka që bashkia e Tiranës bën për të rinjtë në favor të largimit të të rinjve nga plagët sociale apo përdorimi i lëndëve narkotike duhet ta përkrahim, pavarësisht bindjeve politike.

Sipas raportit të ISHP pas përdorimit të hashashit vendin e dytë e zë përdorimi i kokainës por për shkak të çmimit të lartë në treg, kjo e fundit nuk ka fituar të njëjtin terren si hashashi./oranews

Next Post
Avioni italian nis monitorimet anti-kanabis

Avioni italian nis monitorimet anti-kanabis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 26-vjeçari në Kavajë, pritet ekstradimi

July 25, 2026
Huthit sulmojnë Arabinë Saudite

Huthit sulmojnë Arabinë Saudite

July 25, 2026
Pas orësh negociata, dalin pamjet kur Nertil Buzi liron ish të dashurën që mbante peng

Pas orësh negociata, dalin pamjet kur Nertil Buzi liron ish të dashurën që mbante peng

July 25, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Berisha thirrje për protesta: Në kryengritje deri në largimin e Ramës

July 25, 2026
Tirana jashtë sistemit të ri të pranimeve në mjekësi në Itali, 220 vendet kalojnë në programin anglisht

Tirana jashtë sistemit të ri të pranimeve në mjekësi në Itali, 220 vendet kalojnë në programin anglisht

July 25, 2026
Dëbimi/ Shkupi shpall persona ‘non-grata’ tre diplomatë rusë, Moska: Akt armiqësor dhe i papërgjegjshëm!

Plagosja e Shkupit shqiptar

July 25, 2026
“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu në Durrës: Përfitoni kredi deri në 2 milionë euro

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu në Durrës: Përfitoni kredi deri në 2 milionë euro

July 25, 2026
206 raste me 212 km/h brenda një nate, ministri: Rrugët nuk do t’ua lemë në dorë atyre që sillen si kamikazë

206 raste me 212 km/h brenda një nate, ministri: Rrugët nuk do t’ua lemë në dorë atyre që sillen si kamikazë

July 25, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 26 Korrik 2026

July 25, 2026
Braçe përlotet teksa përmend të atin: Mora vesh që kishte dalë në fushatë, surprizë e madhe për mua!

“Mezi pres të bëhet shembulli”/ Braçe: Nuk më nxori askush nga mbledhja. Dola sepse…

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In