• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alarmi/ Ish-zv.ministri i Bujqësisë: Ekzistojnë shumë punishte që falsifikojnë produktet ushqimore

by A R
01/03/2017 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Pas publikimi të lajmi ku 8 punishte në kryeqytet falsifikonin ushqimet duke rrezikuar drejtpërdrejtë në shëndetin e konsumatorëve shqiptarë , Alban Zusi ish- zv. ministër i Bujqësisë Alban Zusi ka deklaruar se në vend ekzistojnë shumë punishte të tilla që funksionojnë pothuajse në mënyrë të ngjashme.

I ftuar në studion e Report TV, Zusi u shpreh se qytetarët shqiptarë janë shumë të rrezikuar sepse është e vështirë që të dallohet një produkt i falsifikuar, pasi këto punishte përdorin emrat e disa markave të rëndësishme në treg.

“Ata janë shpërndarë me marka. Dyqani i lagjes mendon se kur ky produkt ka hyrë në kufi është kontrolluar. Kur ata dalin në publik është përgjegjësia e autoriteteve jo e konsumatorit”, u shpreh Zusi.

Gjithashtu Zusi tha se  përgjegjës kryesor për sigurinë ushqimore është Autoriteti Kombëtar i Ushqimeve (AKU), por ai shprehet se ky institucion funksionon me fonde dhe kompetenca të kufizuara gjë e cila e vështirëson punën e tyre. Sipas tij Ministria e Bujqësisë duhet të vëzhgojë AKU sepse nga ajo varet dhe se nuk duhet të kufizojë buxhetin e saj.

“Ministria e Bujqësisë duhet të vëzhgojë AKU sepse nga ajo varet. AKU është konceptuar se duhet të jetë institucioni më i rëndësishëm për sa i përket sigurisë ushqimore , por është institucioni më pak efektiv. Buxheti i saj nuk duhet të kufizohet. AKU është institucioni praktik që duhet të jetë në terren, po nëse ka 30 inspektor dhe ka vetëm një makinë si do ia bëj? S’kanë fonde të mjaftueshme”, tha Zusi.

Intervista e plotë
8 punishte janë shumë. Ju nuk jeni drejtues i AKU por si ka mundësi?

Mendoj që këto janë shumë pak me subjektet e tjera që bëjnë të njëjtën gjë. Sistemi është totalisht
i çorientuar. AKU lidhet drejtpërdrejtë me ushqimin, institucioni përgjegjës. Por ajo është thjeshtë një krijesë në letër. Nuk ka kompetencat e duhura. Nuk mbulon të gjithë tregun. Nuk ka fonde për laboratorë. Jo për fajin saj por për shkak të politikave. Në ministrin e Bujqësisë ishte një Reformë që kishte qëllimin ndërtimin e një AKU përgjegjëse. Ajo nuk ka të drejtë të futet në një stallë, në disa tregje të caktuar sepse  janë kompetence e bashkive. Është sistem i çorientuar. Jam i sigurt që si këto fabrika ka edhe 80 të tjera, këto nuk janë të licencuara por ka edhe nga ta që janë të licencuara dhe prodhojnë ushqime të dëmshme për shëndetin e njeriut.

Kush i kontrollon ato?
AKU është institucioni praktik që duhet të jetë në terren, po nëse ka 30 inspektor dhe ka vetëm një makinë si do ia bëj? S’kanë fonde të mjaftueshme. Ne si shoqatë iu drejtuam Prokurorive të rretheve me kërkesën për informacione për kallëzimet për shkak të rrezikut nga ushqimet, që dënohet deri në 10 vite burg. Prokuroria me numrin më të madh është me 2 raste në brenda 3-4 vite, ka të tjera që s’kanë fare. Kjo s’është normale.  Fakti që nuk kanë farë raste të tilla do të thotë që s’ka sistem.

Pra ju po thoni që Ministria e Bujqësisë është strumbullari i të gjithave?
Ministria e Bujqësisë duhet të vëzhgojë AKU sepse nga ajo varet. AKU është konceptuar se duhet të jetë institucioni më i rëndësishëm për sa i përket sigurisë ushqimore , por është institucioni më pak efektiv. Buxheti i saj nuk duhet të kufizohet.

Si falsifikohen? Si mund t’i kuptojmë ne qytetarët?
Nuk është e lehtë që ai ta kuptojë, se qytetarët presezpuzohet që ka një interes publik. Është shumë e vështirë që të kuptohet. Si mund ta kuptoni që një pije energjike ka substanca kancarogjene? Pijet me ngjyrues janë më të rrezikuara, produktet me ngjyrë më të rrezikuara.
Konsumatori të shoh datën e skadencës, ngjyrën, produktin nga jashtë, po ka raste që është e pakapshme. Si është prodhuar, çfarë ka brenda, nuk e ka në dorë konsumatori.
Është detyra e institucioneve që duhet të ndërtojnë një sistem. Është e rëndë që këto raste kapen nga policia dhe jo nga këto institucionet. Ata kapin një krim ekonomik, që me shumë gjasa e kanë denoncuar kundërshtarët. Nëse vihet disa elemente shumë bazike në sistem, si psh çdo produkt të firmoset nga teknologu, ju sigurojë që do kemi një rënie drastike, se ai ka pastaj një përgjegjësi ligjore. Ministria duhet të akordojë fonde për AKU.

Si përfundojnë në treg këto produkte?
Kanë rrjetet e tyre të shpërndarjes, ata janë shpërndarë me marka. Dyqani i lagjes mendon se kur ky produkt ka hyrë në kufi është kontrolluar. Kur ata dalin në publik është përgjegjësia e autoriteteve jo e konsumatorit.

Si mund të ruhemi ne?
Konsumatori t’u bëjë presion institucioneve edhe nëpërmjet mediave si në këtë rast që kjo histori të marrë fund, se jemi vendi me numër më të madh të kancerit për shkak të ushqimit. Ne duhet të konsiderojmë AKU si një institucion shumë të rëndësishme. Dhe si e tillë duhet të funksionojë.

Next Post
Në këtë ditë, më 1 Mars, Bonoparti u kthye në Paris, kurse Lindbergut i rrëmbyen djalin

Në këtë ditë, më 1 Mars, Bonoparti u kthye në Paris, kurse Lindbergut i rrëmbyen djalin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

August 3, 2026
Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

August 3, 2026
Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

August 3, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Më vjen turp, për ty, Albin

August 3, 2026
William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

August 3, 2026
FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

August 3, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Bordi i Paqes: Forcat izraelite do të tërhiqen nga lindja e Gazës pasi të çarmatoset Hamasi

August 3, 2026
“Hakerat tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit”, SPAK zbardh detajet: Sistemi i IT-së nuk u prek, janë marrë disa informacione…

“Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, familja Çela denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK

August 3, 2026
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

August 3, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com