• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Alarmi i nënave ruse: Fëmijët na i kanë gënjyer, po i dërgojnë në Ukrainë për luftë pa e ditur. Na thanë se kanë stërvitje në Bjellorusi

by Java News
01/03/2022 23:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ata i kanë mashtruar”, thotë Andrei Kurochkin, i cili merr frymë thellë.

Shumë prej tyre shkuan në luftë pa e ditur.

Atyre iu thanë se shërbimi i tyre i fundit do të ishte një trajnim njëmujor në Bjellorusi.

Të sapoarmatosur, djemtë dërgohen në kufi për stërvitje dhe befas marrin në telefon në shtëpi për të thënë se statusi i tyre si ushtar ka ndryshuar, ashtu si edhe misioni i tyre.

Organizata joqeveritare, në të cilën Kurochkin është nënkryetar operacional, u krijua në fund të viteve ‘80, në kohën e tërheqjes së ushtrisë sovjetike nga Afganistani.

Fillimisht rekrutët nënshkruajnë kontratën ushtarake dhe, më pas, “pa e ditur se për çfarë kanë firmosur, dërgohen në kufirin me Ukrainën”.

Sipas tij, kohët ndryshojnë, por lufta mbetet gjithmonë e njëjta.

Komiteti i Nënave të Ushtarëve Rusë gjendet pikërisht prapa ndërtesës Lubyanka, e cila dikur ishte selia e KGB-së, të lëna në harresë, në fund të një rrugice me baltë.

“Tani”, shpjegon Kurochkin, “kemi marrë pa fund mesazhe nga familje të shqetësuara për fatin e fëmijëve të tyre, rekrutët, sigurisht jo ushtarë profesionistë dhe në shumë raste as të gatshëm për t’u bërë të tillë, të cilët papritmas u gjendën në vijën e parë të frontit”.

Në njëfarë mënyre, rekrutët detyrohen të nënshkruajnë kontratën ushtarake dhe menjëherë pas kësaj dërgohen në kufirin me Ukrainën.

Disa konfirmime vijnë edhe nga mediat online.

“Im bir u nis për shërbimin ushtarak në dhjetor të 2021-shit dhe tani po lufton në Ukrainë”, shkruan një grua në kanalin “Telegram” të Komitetit.

Si për të rritur ankthin dhe panikun e familjeve është e pashmangshme edhe propaganda e luftës në kohën e mediave sociale.

Më 24 shkurt, ditën e parë të pushtimit, Anton Gerascenko, këshilltar i ministrit të Brendshëm të Ukrainës, postoi një foto të dy ushtarëve të parë rusë të zënë rob në Facebook.

“Dy fëmijë”, ishte komenti i tij. Dhe, ai nuk kishte gabuar.

Njëri prej tyre quhej Rafik Rakhmankulov, 19 vjeç, nga Petrovka, në rajonin e Saratovit.

Menjëherë, vërshoi përgënjeshtrimi i kanaleve të televizioneve të Federatës Ruse, duke e cilësuar këtë lajm si “të rremë”.

Por, televizionet e pavarura ia dolën të lidheshin me babain e djalit. Edhe reporterët e BBC në Ukrainë  intervistuan një grua, e cila pretendonte se është nëna e ushtarit të dytë, gjithashtu 19 vjeç.

Të dy pohuan se fëmijët e tyre as nuk e dinin se ishin të destinuar për në Ukrainë.

Sipas ligjit rus “ushtarët lejohen të dërgohen në zonat e luftimit vetëm pasi të kenë kaluar katër muaj që nga fillimi i shërbimit të tyre profesional në ushtri”.

Dëshmi të tjera tregojnë për një qasje të papritur ndaj asaj që do të bëhej fronti.

Dy ditë para pushtimit, thuhet se ushtarët u transferuan në rajonin e Belgorodit, pranë kufirit me Ukrainën. Dhe prej andej hynë brenda.

“Ne po mbledhim të dhëna nga rekrutët për t’ia përcjellë këtë informacion prokurorit ushtarak, Ministrisë së Mbrojtjes dhe ministrive të tjera”, thotë Kurochkin me një ton zëri të pakënaqur. “Ky mobilizim i papritur i të rinjve –  ende të papërgatitur për luftë – nuk ishte parë kurrë më parë”.

Edhe Kurochkin bëhet dyshues dhe pyet: Kjo është për shkak të një lufte të vendosur me nxitim, apo është një shenjë dobësie në sistemin ushtarak?

E vetmja përgjigje e sigurt është se zëri i familjeve të rekrutëve do të bjerë në vesh të shurdhër.

Autoritetet ruse kanë probleme më urgjente.

Komanda e Përgjithshme e Ushtrisë ruse pranoi se pësoi humbje njerëzore në Ukrainë vetëm para dy ditëve.

Por, një deklaratë me disa rreshta, pa asnjë shifër, pa asnjë referencë për vdekje apo lëndime./“Corriere della Serra”

Next Post
‘Dita e të dashuruave me shi’/ Keni plane për fundjavën? Moti merr kthesën e papritur

Kthjellime gjatë gjithë ditës, në këto zona priten reshje dëbore, temperaturat deri në -5°C

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Boll trauma ka PS tani…”, Braçe: Kërkoj proces real për zgjedhjen e kandidatit për Tiranën

April 2, 2026
“Pata propozuar që drejtorët të ishin me mandat”, Braçe: Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen? 

“Nuk i marr leje askujt”! Kandidimi për Tiranën, Erion Braçe: Mendoj se Rama e ka pranuar…

April 2, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Konflikti në Lindjen e Mesme, BSH: Pas një muaji do të rimerret në shqyrtim qëndrimi i politikës monetare të vendit

April 2, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Paralajmërimi për sulme iraniane, Zogaj: Mund të ketë skenar ndaj Shqipërisë

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In