• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alarmi i mjekut Tritan Kalo: Nuk ka vetëm Covid-19, po qarkullon edhe gripi stinor. Kujdes…!

by Java News
04/01/2022 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeku i njohur, Tritan Kalo, me anë të një postimi në “Facebook”, ngre alarmin për përdorimin e pavend të antibiotikëve nga qytetarët.

Mjeku thotë se në vendin tonë nuk qarkullon vetëm Covid-19, por edhe gripi stinor dhe simptomat janë pothuajse të njejta.

Kalo thekson se përdorimi i antibiotikëve pa këshillën e mjekut “po krijon një rezistencë progresive të mikroorganizmave ndaj tyre, si dhe po varfëron po progresivisht mundësinë e përdorimit të tyre në të ardhmen….”

Postimi i plotë: 

Vjeshta e vonë dhe Dimri ka futur në lojën e shkaktimit të infeksioneve aerogenë, edhe viruset stinorë sidomos ato të Gripit stinor….

Shfaqja simptomatike, klinike, biologjike dhe imazherike e tyre është pothuajse e njëjtë, NDAJ nuk ka rreth dhe në mesin tonë vetëm Covid-19/Sars-Cov2….

Në ndërkohë si për çdo infeksion viral ANTIBAKTERIALËT/ANTIBIOTIKËT, nuk luajnë asnjë rol në mjekimin e tyre përpos rasteve kur ato ndërlikohen me infeksione bakteriale, çka në përgjithsi nuk ndodh para ditës së 5-6 të fillimit të sëmundjes…

Antibiotikët (Anti-bios) janë përgatesa ose përbërës natyrorë të cilat “lëndojnë/shkatërojnë” jetën e mikroorganizmave që rrezikojnë shëndetin tonë, POR edhe trupi ynë nuk është në përgjithsi indiferent ndaj efekteve parësore dhe dytësore të tyre….

PËRDORIMI vënd e pa vënd i Antibakterialëve/ Antibiotikëve sikundër ka ndodhur këto muajt e Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19, po krijon një REZISTENCË progresive të mikroorganizmave ndaj tyre, si dhe po varfëron po progresivisht mundësinë e përdorimit të tyre në të ardhmen….

ANTIVIRAL specifik ndaj virusit Sars-Cov2/Covid-19 ende nuk ka në përdorim, ato që mendohet se veprojnë ndaj tij janë produkte të sintetizuara laboratorikisht kundër viruseve si HIV/AIDS, shkaktarit të EBOLAS, Gripit të derrit H1N1, etj., por që pas modifikimeve të bëra “supozohet” se kanë efekt edhe ndaj Sars-Cov2/Covid-19 vetëm e vetëm në pesë (5) ditët e para të infeksionit, atë të Viremisë, të cilat përkojnë në përgjithsi edhe me periudhën e inkubacionit/heshtjes klinike të sëmundjes….

Përdorimi i tyre është treguar “mjaft dobiprurës” për financat e prodhuesve dhe të përshkruesve të tyre, por pak ose aspak dobiprurës në ecurinë e sëmundjes dhe të ndërlikimeve të saja…

Next Post
VIDEO/ Njihuni me Baftjarin, gjelin “VIP” që këndon deri sa i bie të fikët. Pronari: Kam marrë…!

VIDEO/ Njihuni me Baftjarin, gjelin "VIP" që këndon deri sa i bie të fikët. Pronari: Kam marrë...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hegseth dha autorizimin që të testohet në kufirin SHBA-Meksikë, çfarë është sistemi ‘rrezja e nxehtësisë’?

Hegseth dha autorizimin që të testohet në kufirin SHBA-Meksikë, çfarë është sistemi ‘rrezja e nxehtësisë’?

October 22, 2026
Protestat në Shqipëri, reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

Morën pjesë në protestën e dhunshme, Gjykata liron nga burgu grupin me 27 të arrestuar, 18 prej tyre shpallen “arrestime të paligjshme”!

October 22, 2026
Investimi në Zvërnec nën hetim nga SPAK, kontrolle në disa subjekte në Vlorë e Tiranë

Nga gjurmimi i pasurive te mesazhet e kriptuara, ja se si arriti SPAK te sekuestrimi i parave dhe makinave të grupit të Çopjave në Elbasan!

October 22, 2026
Infekton kafshët, por virusi “Shamonda” zbulohet për herë të parë tek njeriu! Nisin hetimet në Francë, ja simptomat dhe shenjat

Infekton kafshët, por virusi “Shamonda” zbulohet për herë të parë tek njeriu! Nisin hetimet në Francë, ja simptomat dhe shenjat

October 22, 2026
“The making of Albanians”

Anomia 2026

October 22, 2026
Zbulohet renditja sekrete për Topin e Artë? 100 votues zgjedhin mes 30 yjeve të futbollit, ja kush shpallet fitues nga sondazhi i “The Athletic”

Zbulohet renditja sekrete për Topin e Artë? 100 votues zgjedhin mes 30 yjeve të futbollit, ja kush shpallet fitues nga sondazhi i “The Athletic”

October 22, 2026
Bojkoti/ Shqipëria ratifikon Konventën për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, ministri Gogu: Shteti shqiptar merr përsipër 5 detyrime, ja cilat janë!

Bojkoti/ Shqipëria ratifikon Konventën për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, ministri Gogu: Shteti shqiptar merr përsipër 5 detyrime, ja cilat janë!

October 22, 2026
Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave në ‘Administrative’ për bllokimin e pagave të gushtit

Ligji i ndryshuar për Dhomat e Specializuara, PDK i kërkon presidentes ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim!

October 22, 2026
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

Trafiku i armëve nga Kosova drejt Shqipërisë, SPAK konfirmon hetimin për dosjen, por mban në sekret çështjen: Nuk mund ta zbulojmë sepse…!

October 22, 2026
Infekton kafshët, virusi Shamonda zbulohet për herë të parë tek njeriu! Nisin hetimet në Francë

Infekton kafshët, virusi Shamonda zbulohet për herë të parë tek njeriu! Nisin hetimet në Francë

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In