• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Alarmi i Europol: 10 mijë refugjatë minorenë janë zhdukur

by Java News
31/01/2016 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të paktën 10 mijë fëmijë refugjatë të pashoqëruar janë zhdukur pasi kanë mbërritur në Europë. Ky është alarmi i lëshuar nga “EUROPOL”, agjencia e BE-së për kundërzbulimin, që shton se ekziston frika që shumë prej tyre të kenë rënë në duart e grupeve të organizuara kriminale të trafikimit të qenieve njerëzore.

Top Channel raporton se në përpjekjen e parë të agjencive ligjzbatuese për të matur një prej aspekteve më shqetësuese të krizës së emigrantëve, shefi i “EUROPOL” ka thënë për britaniken “the Observer”, – gazetë e fundjavës e publikuar nga “the Guardian”, – se mijëra minorenë të rrezikuar janë zhdukur pasi janë regjistruar në autoritetet shtetërore ku kanë shkelur për herë të parë në Europë.

Brian Donald tha se 5.000 fëmijë janë zhdukur vetëm në Itali, ndërsa 1.000 të tjerë nuk dihen se ku ndodhen pasi kanë mbërritur në Suedi. Ai paralajmëroi se, një “strukturë kriminale” paneuropiane dhe e sofistikuar po shënjestron tashmë refugjatët.

“Nuk është e paarsyeshme të thuash se jemi duke kërkuar për mbi 10 mijë fëmijë. Jo të gjithë prej tyre mund të jenë duke u shfrytëzuar në mënyrë kriminale, disa mund t’u jenë bashkuar anëtarëve të tjerë të familjes. Ne, thjesht nuk e dimë se ku janë ata, çfarë bëjnë dhe me cilët shoqërohen”, tha shefi i stafit të “EUROPOL”.

Gjendja e fëmijëve refugjatë të pashoqëruar është cilësuar si një prej çështjeve më të rëndësishme në krizën e përgjithshme të emigrantëve dhe refugjatëve. Javën e kaluar u njoftua se, Britania do të pranonte më shumë minorenë të pashoqëruar nga Siria dhe zona të tjera të konfliktit. Sipas “Save the Children”, rreth 26 mijë fëmijë të pashoqëruar kanë hyrë në Europë gjatë vitit të kaluar. “EUROPOL”-i, që zotëron një forcë prej 900 analistësh kundërzbulimi dhe oficerë ndërlidhës të policisë, beson se 27 për qind e miliona të mbërriturve në Europë vjet kanë qenë minorenë.

“Flasim për rreth 270 mijë fëmijë në total, pa e ditur nëse janë të regjistruar apo jo. Jo të gjithë prej këtyre janë të pashoqëruar, por kemi tregues të mjaftueshëm se një pjesë e madhe e tyre mund të jenë të pashoqëruar”, tha Donald, duke treguar se shifra prej 10 mijë minorenësh të zhdukur mund të jetë disi e kursyer.

Next Post

Yllit të Big Brother gati sa nuk i shpërthejnë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In