• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Alarmi/ Gratë e rikthyera të ISIS rrezik i madh

by A R
24/07/2018 08:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri i grave dhe i fëmijëve të huaj që kanë udhëtuar në Siri dhe Irak për t’iu bashkuar ISIS-it është nënvlerësuar në masë domethënëse dhe mund të përbëj kërcënim për sigurinë, kanë paralajmëruar ekspertët, raporton “The Guardian”.

Sipas një raporti nga Qendra Ndërkombëtare për Studime të Radikalizimit [ICSR] në King’s College Londër, 4 mijë e 761 [13%] të qytetarëve të huaj që iu bashkuan ISIS-it në Irak dhe Siri mes prillit 2013 dhe qershorit 2018 ishin gra. 4640 [12%] ishin fëmijë.

Këto të dhëna, sipas hulumtueseve Joana Cook dhe Gina Vale janë nënvlerësuar nga qeveria.

“Qytetarët britanikë që tani janë konfirmuar të kthehen në Britani të Madhe nuk janë diferencuar sipas gjinisë apo përcaktimit të moshës, ndonëse gratë dhe të miturit përbënin 23% të bashkëpunëtorëve britanikë të ISIS në Siri dhe Irak”, tha Cook.

Raporti thotë që ndërsa ISIS-i vazhdimisht sillte në mendje “imazhet e burrave të maskuar të valëvitur flamujt e IS-it, duke luftuar në fushëbeteja, ose duke bërë skena brutale me ekzekutime të tmerrshme teatrale”, ishte ndihmesa e atyre që ishin të specializuar si gjyqtarët, mjekët dhe ingjinierët, dhe prezenca e mbështetjes së grave dhe fëmijëve, që bëri të legjitimohej ky vizion.

Gratë luajtën një sërë rolesh që shkuan përtej atyre të “nuseve xhihadiste”.Ata ishin aktivë në rekrutimin e grave të tjera, duke shpërndarë propagandë dhe mbledhjen e fondeve për kalifatin. Në Kanada, një rekrutues femër me seli në Edmonton, i cili ofroi një kurs online Kur’an thuhet se radikalizoi të paktën një grua të re dhe lehtësoi udhëtimin për të në Siri. Në Cueta, Spanjë, dy miq kryesuan një fondacion që rekrutonte gra të tjera për ISIS në Irak dhe Siri përpara se të udhëtonin.

Pas rënies së halifatit, statusi i shumë grave mbetet i panjohur. Ndërsa Isis fillimisht ka kufizuar rolet për gratë në operacionet luftarake, që nga viti 2015 ka pasur tregues në rritje se pozicioni i tyre po ndryshon shkruan Tema.

Në shkurt të këtij viti, për shembull, Isis prodhoi dhe lëshoi ​​një video të një gruaje që u shfaq në luftime në fushën e betejës për herë të parë së bashku me ushtarët meshkuj.

Europol vuri në dukje se 96 gra u arrestuan për akuza të terrorizmit në vitin 2014, 171 në vitin 2015 dhe 180 në 2016 (edhe pse kjo ra në 123 në 2017).

Raporti thotë se kërcënimi i paraqitur nga “rolet në zhvillim dhe dukshëm në rritje të grave si autorë të sulmeve terroriste” duket se ka marrë tri forma të përgjithshme: qelizat vetëm për gratë, qelizat familjare ose gratë individuale që kryejnë sulme.

Next Post
Vera në Shqipëri ka surpriza, nesër nisin reshjet dhe shtrëngatat

Parashikimi i motit, edhe sot priten reshje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In