• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alarmi i ekspertëve: Padia e gjyqtarëve kundër vetingut me pasoja të rënda për Shqipërinë

by Java News
10/06/2017 10:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ekspertët e integrimit Europian në Tiranë paralajmëruan se padia e Unionit dhe Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve për të ndryshuar disa nene nga ligjet e reformës në drejtësi mund të vonojë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

 

Nga Ivana Dervishi

Në fillim të qershorit Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Unioni i Gjyqtarëve iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese me një padi për të kërkuar shfuqizimin e disa neneve të tre ligjeve të cilat janë pjesë e reformës në drejtësi.

Përmes padisë së tyre, gjyqtarët bazohen te normat kushtetuese për të kërkuar një sërë ndryshimesh në ligjet e reformës në drejtësi, përfshirë ligjin e vetingut në lidhje me kontrollet e pastërtisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe kontaktet e tyre të mundshme me krimin e organizuar.

Ata kundërshtojnë shtrirjen në kohë të kontrolleve mbi lidhjet mes gjykatësve, prokurorëve dhe krimit të organizuar, mënyrën e mbledhjes dhe administrimit të provave (me dëshmitarë ose përmes përgjimeve telefonike parandaluese), si dhe të drejtën për të dhënë dorëheqjen në çdo kohë gjatë procesit të vetingut, përkundër afatit aktual 3 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit.

Ndërsa e cilëson kërkesën si një të drejtë që mund të ushtrohet nga subjektet që preken nga reforma në drejtësi, Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, një OJQ mbi debatin e procesit të integrimit Europian, tha për BIRN se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të vulosë pasojat e kësaj lëvizje nga Unioni dhe Shoqata e Gjyqtarëve për reformën në Drejtësi.

“Dëmtimi i cilësisë së reformës nëpërmjet shfuqizimeve të pjesshme të paketës legjislative dëmton drejtpërdrejt vetë procesin e integrimit të vendit”, tha Gjipali, duke shtuar se “nuk duhet të harrojmë që vlerësimi i vetëm që bëjnë institucionet Europiane lidhet me zbatueshmërinë e reformës e prodhimin e rezultateve të qarta.”

Sipas ekspertit një historik i qëndrueshëm arritjesh është kryefjala e Bashkimit Europian për reforma të tilla të rëndësishme, dhe në këtë kuadër Shqipëria ka ende shumë për të bërë e të vërtetojë rezultatet në sistemin e drejtësisë.

Të njëjtin mendim ndaj dhe një tjetër ekspert në Tiranë i cili pohoi për BIRN se rëndësia e reformës në drejtësi për anëtarësimin në BE është thelbësore.

“Ky është basti më i madh që BE dhe SHBA kanë vendosur ndonjëherë së bashku për Shqipërinë. Dështimi reformës nuk është thjesht dështim me një masë të caktuar në kuadër të zgjerimit (për shembull ngritja ose jo e një institucioni, miratimi ose jo i një ligji), por dështim i besimit se vendi mund të ndryshojë” tha Gjergji Vurmo drejtor i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM).

“Në kushte të tilla edhe vendimi politik për hapje negociatash pavarësisht problematikës së reformës bëhet i vështirë” shtoi ai.

Në një tryezë të rrumbullakët me anëtarë të shoqërisë civile, ekspertët ndërkombëtarë të përfshirë në hartimin e reformës në drejtësi shprehën shqetësim të enjten, për padinë e re të shoqatave të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Një nga ekspertët tha se kërkesat e bëra synonin të “bënin më të dobët vetingun” dhe “të ulnin standardet për promovimin e gjykatësve”. Eksperti tha se ndërsa ishte legjitime që dikush të ankohej në gjykatë për çështje të ndryshme, ata e shihnin me shqetësim kohën që ishte zgjedhur për ankesën dhe mënyrën se si ajo po procedohej nga Gjykata Kushtetuese.

Kjo nuk është hera e parë që dy shoqatat që përfaqësojnë interesat e lobit të gjyqtarëve i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të sfiduar ligjet që janë pjesë e reformës në drejtësi. Ato iu bashkuan Partisë Demokratike në vjeshtën e vitit 2016 duke kërkuar shfuqizimin e ligjit të vetingut – i cili mbart një rol kyç për zbatimin e reformës në drejtësi, të miratuar me ndryshimet kushtetuese të korrikut 2016.

Kërkesa për të hedhur poshtë ligjin e vetingut nuk u pranua nga Gjykata Kushtetuese, por kjo nuk i dekurajoi shoqatat e gjyqtarëve, të cilët, me anë të një kërkese të dytë, arritën të shfuqizonin pjesërisht në prill një numër nenesh nga ligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

“Në rast të ndryshimeve thelbësore do të jetë e nevojshme të bëhen rregullime ligjore, të cilat do të duhet të jenë fryt i kompromisit politik”, tha Gjipali.

“Në këtë skenar gjithsesi do të duhej një kohe relativisht e gjatë për t’i arritur rregullimet, që do të sillte pamundësinë e Këshillit të BE-së për të hapur negociatat dhe për këtë vit”, përfundoi ai.

Next Post
Daçiç  sërish u thotë faleminderit vendeve të BE-së që nuk njohën Kosovën

Daçiç sërish u thotë faleminderit vendeve të BE-së që nuk njohën Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In