• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Alarmi i bankave: Edhe kredimarrësit e “shëndoshë” po shfaqin probleme

by A R
13/09/2016 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa kredia me probleme shënoi një rritje të fortë në korrik, duke u ngjitur në 21.15%, të dhënat e fundit të Shoqatës së Bankave mundësojnë një vështrim më të detajuar mbi profilin e kredimarrësve.

Rezulton se është pikërisht rritja e fortë e kredive nënstandarde (Kur këstet e kredisë nuk paguhen për një periudhë nga 91 deri në 180 ditë nga data e caktuar) që ka përkeqësuar treguesin e NPL-ve. Huatë nënstandarde janë kategoria e parë kur një kredi fillon e konsiderohet problematike. Kjo kategori është rritur me 68% në korrik, në raport me dhjetorin 2015, apo rreth 120 milionë euro më shumë, çka tregon se nuk është vetëm efekti i Kurum International, që shpalli falimentin në korrik dhe kishte rreth 30 milionë euro kredi në bankat shqiptare.

Banka e Shqipërisë i klasifikon kreditë në 5 kategori, hua standade (deri 30 ditë vonesë), hua në ndjekje (1 deri 3 muaj vonesë), hua nënstandarde (3-6 muaj vonesë), hua të dyshimta (6 muaj deri në 1 vit vonesë) dhe të humbura (mbi 1 vit vonesë). Një hua që është deri në 3 muaj vonesë (standarde ose në ndjekje) nuk llogaritet si problematike, por nëse kalon 3 muaj që nuk kthehet, atëhere klientit i shkon emri në Bankën e Shqipërisë si problematik dhe huaja klasifikohet si NPL.

Në të njëjtën kohë me rritjen e kredive nënstandarde janë ulur huatë në ndjekje (principali ose interesi nuk është paguar për një periudhë prej 31 deri 90 ditësh nga data e pagesës së këstit, por që ende klasifikohen si kredi të mira). Kjo tregon se huamarrësit e mirë janë kthyer tashmë në problematikë, duke kaluar në një kategori më poshtë atë të huave nënstandarde.

Huatë e humbura (mbi një vit vonesë), pasi u rritën në prill dhe maj, kanë shënuar një rënie të lehtë në dy muajt në vijim, ndërsa ato të dyshimta (6 muaj deri në 1 vit vonesë) nuk kanë shënuar luhatje të madhe.

Pesha e huave të mira fare, atyre standarde (deri në një muaj vonesë) ka zbritur në 73% të totalit nga rreth 75% që ishte në dhjetor 2015.

Rritja e kredisë me probleme

Kredtë e pakthyera në afat në banka kanë shënuar një rritje të fortë në muajin korrik, duke u ngjitur në 21.15%, duke u zgjeruar me të paktën tre pikë përfundje në raport me fundin e 2015-s.  Të dhënat  janë bërë të ditura nga Banka e Shqipërisë. Edhe në raport me një muaj më parë, huatë e pakthyera në afat janë shtuar me 1.2 pikë përqindjeje.

Në dhjetor të vitit të kaluar, treguesi i huave që nuk janë kthyer në banka të paktën për tre muaj (NPL) shënoi një rënie të fortë, duke zbritur në 18.22%, nga 22.8% që kishte qenë në dhjetor 2014. Por, më shumë se përmirësim të ecurisë së bizneseve dhe rritje të aftësisë së tyre paguese, kjo ulje reflektonte fshirjen e kredive me probleme, që kishin të paktën tre vjet që nuk ktheheshin, nga bilancet e bankave. Sipas burimeve nga Banka e Shqipërisë u fshinë rreth 23 miliardë lekë./Monitor/a.m.

Next Post
“E bëjmë në grup, maksimumi 5 meshkuj”, burri ofron gruan me dëshirën e saj

“E bëjmë në grup, maksimumi 5 meshkuj”, burri ofron gruan me dëshirën e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“20 shkurti, dita e rrëzimit të diktatorëve” Berisha dhe Noka: Të gjithë në shesh në orën 18:00

“20 shkurti, dita e rrëzimit të diktatorëve” Berisha dhe Noka: Të gjithë në shesh në orën 18:00

February 20, 2026
“PD të radikalizojë veprimet”, Balliu: Duhen ca protesta ndryshe, jo si ato që kemi bërë deri tani

Balliu: Populli vetëmbrohet, nuk ushtron dhunë. Protestat do të përshkallëzohen

February 20, 2026
EMRI / Sherr në Tiranë mes disa personave, vritet me thikë 32-vjeçari tek ’21 Dhjetori’

EMRI / Sherr në Tiranë mes disa personave, vritet me thikë 32-vjeçari tek ’21 Dhjetori’

February 20, 2026
Merz për luftën Rusi-Ukrainë: Do të përfundojë vetëm kur njëra palë të jetë e shteruar

Merz për luftën Rusi-Ukrainë: Do të përfundojë vetëm kur njëra palë të jetë e shteruar

February 20, 2026
Vodafone dhe FSHF, së bashku, për transformimin dixhital të futbollit në Shqipëri

Vodafone dhe FSHF, së bashku, për transformimin dixhital të futbollit në Shqipëri

February 20, 2026
“Vajzën nuk vjen ta takojë”, Loredana ‘pa doreza’ për Mozzik: Të më kërkojë falje për atë këngë!

“Vajzën nuk vjen ta takojë”, Loredana ‘pa doreza’ për Mozzik: Të më kërkojë falje për atë këngë!

February 20, 2026
Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

“Rama ka në xhep ‘kartën e djeshme’ të SHBA dhe të Trump”/ Leka: Protesta? Nëse dhuna përshkallëzohet, i faturohet opozitës!

February 20, 2026
Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Do hiqen vizat për ata që kërcënojnë politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare

Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Do hiqen vizat për ata që kërcënojnë politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare

February 20, 2026
Presionet ndaj ish-kreut të SPAK? Koçiu: Altin Dumani i kemi shtuar edhe dy truproja të tjera

Presionet ndaj ish-kreut të SPAK? Koçiu: Altin Dumani i kemi shtuar edhe dy truproja të tjera

February 20, 2026
Pasuria e Jeffrey Epstein pranon të paguajë deri në 35 milionë dollarë për të mbyllur padinë e të mbijetuarave

Pasuria e Jeffrey Epstein pranon të paguajë deri në 35 milionë dollarë për të mbyllur padinë e të mbijetuarave

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In