• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alarmi/ 190 persona të zhdukur në 10 muajt e parë të 2019, dy janë gjetur të vrarë

by Java News
16/11/2019 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë 10 muajve të vitit 2019, Policia ka raportuar për një numër të madh të qytetarëve, të cilët janë zhdukur nga rajone të ndryshme të Kosovës. Disa prej tyre janë larguar vetëm përkohësisht, mirëpo ka pasur edhe raste kur personat e zhdukur janë gjetur pa shenja jete. Dy rastet e fundit janë ato nga Vushtrria dhe Lipjani.

Musli Krasniqi nga Vushtrria i cili rezultonte i zhdukur nga data 28 nëntor është gjetur i vdekur në një pus në afërsi të fshatit Begaj më datën 4 nëntor. Trupin e tij të pajetë e kanë gjetur Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Rasti tjetër është ai i të riut nga Lipjani, Shqipdon Aliut. Për zhdukjen e tij ishte raportuar në Polici më 14 tetor, ndërsa trupi i tij i pajetë është gjetur më 21 tetor. Trupi i tij është gjetur në një gropë në fshatin Gadime e Ulët të Lipjanit.

Por, këto nuk janë rastet e vetme. Nga Policia e Kosovës kanë thënë për Telegrafin se këtë vit janë raportuar rreth 190 persona të zhdukur.

“Në shumicën dërmuese të rasteve personat e zhdukur janë gjetur, pasi shpesh kanë qenë largime të përkohshme nga shtëpia, apo largime pa leje (pa njohurinë e familjarëve) për shkaqe të ndryshme. Në mesin e këtyre personave ka pasur edhe persona që kanë pasur probleme shëndetësore”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Përveç Policisë së Kosovës edhe qytetarët kontribuojnë në gjetjen e personave të zhdukur, duke shpërndarë fotografi në rrjete të ndryshme sociale. Vlen të përmendet rasti i fundit i Remzije Mustafës, gruas nga Prishtina e cila kishte humbur që nga data 6 tetor. Falë bashkëpunimit  të mediave, Policisë së Kosovës dhe qytetarëve, ajo është gjetur shëndoshë e mirë në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë.

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ “Shijoje fundjavën se pastaj…”, Policia kurth në mesnatë në mes të rrugës, por shoferët nuk ‘binden’

VIDEO/ "Shijoje fundjavën se pastaj...", Policia kurth në mesnatë në mes të rrugës, por shoferët nuk ‘binden’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com