• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Alarm tjetër nga OBSH: Dy të tretat e popullsisë me herpes

by A R
29/10/2015 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas alarmit për mishin e kuq, vjen një tjetër. Dy të tretat e popullsisë botërore nën moshën 50 vjeç janë të prekur nga virusi tepër infektiv i herpesit, i cili shkakton fshikëza (herpes) përreth buzës. Ky është përfundimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i bërë publik këtë të mërkurë pas vlerësimeve të para për mbizotërimin e kësaj sëmundjeje globalisht.

Më shumë se 3,7 miliardë njerëz nën të 50-at vuajnë nga virusi simpleks i herpesit të tipit 1 (HSV-1), të cilin zakonisht mund ta kenë marrë gjatë fëmijërisë, sipas studimit të OBSH-së. Gjithashtu janë rreth 417 milionë njerëz në botë, të grupmoshave 15-49 vjeç, të cilët janë të prekur nga forma të tjera të kësaj sëmundjeje (HSV-2), e cila shkakton të tilla fshikëza në organet gjenitale.

HSV-1 shkakton normalisht ulçera të gojës, më shumë sesa infeksione gjenitale, por shqetësim përbën fakti se po shtohen gjithnjë e më shumë këto të dytat, e shumica e të prekurve janë nga vendet e pasura.

Kjo ndodh për shkak të kujdesit higjienik tepër të lartë në vendet e pasura, gjë që po ul gjithnjë e më shumë normat e infeksioneve të tipit HSV-1 në fëmijëri, por po vendos gjithnjë e më shumë të rinjtë përballë riskut të të marrit të këtij virusi gjatë seksit oral, kur ata bëhen aktivë në aspektin seksual.

HSV-2, nga ana tjetër, mund të ndihmojë në rritjen e rrezikut të marrjes dhe shpërndarjes së HIV-it, virusi që shkakton sëmundjen e SIDA-s. Shumë pak dihet deri më tani për lidhjen mes HSV-1 dhe HIV/AIDS, ndërkohë që dihet mirë se ai mund të çojë drejt komplikacioneve të tjera serioze, siç është encefaliti (inflamacion i trurit).

“Duhet të përshpejtojmë në zhvillimin e vaksinave kundër virusit simpleks të herpesit dhe, nëse një vaksinë që do të mund të parandalojë infeksionet HSV-2 do të ngadalësojë gjithashtu edhe HSV-1, kjo gjë do të sillte përfitime shumë të mëdha”, tha Sami Gottlieb, kreu mjekësor i OBSH-së.

 

/ Top Channel

Next Post

Dekriminalizimi, “bomba” nga Doris Pack: Rama e Meta s’po e marrin seriozisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

March 5, 2026
“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

March 5, 2026
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

March 5, 2026
Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

March 5, 2026
Kryeministrja italiane nuk heq dorë: Kampet e emigrantëve në Shqipëri do të funksionojnë sipas planit

Italia çon sisteme mbrojtëse në vendet e Gjirit, Meloni: Kemi 2000 ushtarë atje, asete detare edhe në Qipro

March 5, 2026
U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

March 5, 2026
“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

March 5, 2026
Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

March 5, 2026
“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

March 5, 2026
Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In