• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alarm për pijet energjike, mjekja tregon rastin: Fëmijë 6 vjeç në urgjencë me tension të lartë

by A R
04/06/2025 11:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numila Kuneshka, shefe e Kardiologjisë Pediatrike në QSUNT, ngriti alarmin në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, mbi rritjen e konsumit të pijeve energjike tek fëmijët dhe adoleshentët. Ajo tha se është shqetësuese që në vendin tonë konsumimi i pijeve energjike shihet që tek fëmijët e moshës 6-vjeçare.

Mjekja tha një kanoçe me pije energjike është e barabartë me tre kafe, ose dy ekspres, që do të thotë se sasia e kafeinës në pijet energjike është tejet e lartë. Sipas saj sasia e lartë e kafeinës, jep shqetësime kardiovaskulare, rrahje të shpejta të zemrës, të cilat kalojnë deri në aritmi.

“Shohim që është shtuar numri i adoleshentëve dhe fëmijëve të të gjitha moshave, edhe në moshën 6 vjeç që konsumojnë pije energjike. Është shtuar numri i prezantimeve të tyre në urgjencat pediatrike dhe në urgjencat e kardiologjisë pediatrike. Pijet energjike kanë disa elemente që janë të dëmshme për moshën pediatrike dhe për moshën e adoleshentëve. Pijet energjike kanë një përmbajtje më të lartë kafeine se sa vetë kafeja. Një kanoçe me pije energjike është e barabartë me katër kafe filtri, ose dy kafe ekspres. Kjo kafeinë më e rritur natyrisht që do të japë shqetësime kardiovaskulare, që prezantohet me rrahjet e shpejta të zemrës. Mund të kenë aritmi, rrahje të çrregullta të zemrës. Vijnë në urgjencë me këto shqetësime”, u shpreh Kuneshka.

E pyetur nga moderatori Aldo në lidhje me moshën e fillimit të konsumit, ajo tha ka pasur raste të konsumimit që në moshën 6-vjeçare. Lidhur me këtë mjekja Numila Kuneshka tregon rastin e një fëmijë të mitur që erdhi në urgjencë me tensionin e lartë, 18 me 12.

“Në moshën e pubertetit, që nga 9, 10 vjeç, kurse 11-12-13 vjeç është piku i pubertetit për vajzat dhe djemtë. Tek vajzat dhe djemtë shohim njësoj konsumimin e pijeve energjike. Është ulur mosha e disa viteve më parë të fëmijëve që prezantohen në urgjenca që prezantohet me këto çrregullime, me rrahje të shpejta të zemrës, me tensione të rritura. Erdhi para disa ditësh një fëmijë 15 vjeç me tensionin 180 me 120, ose siç thotë populli 18 me 12. Kjo kishte ardhur si pasojë e konsumimit, sepse vetë tha se kishte konsumuar dy kanoçe me pije energjike dhe prezantohet tek ne me këtë shifër të tensionit arterial, që është alarmante.”

Kur Aldo sugjeroi se fëmija mund të ketë pasur probleme të mëparshme shëndetësore, Kuneshka u shpreh se nga analizat nuk rezultoi asnjë problem kardiovaskular që lidhej me zemrës. Shkaku kryesor rezultoi të ishte konsumi i pijeve energjike që vetë fëmija e pati pranuar.

“Ishte një fëmijë me zemër normale. Nuk ishte një fëmijë me efekte të lindura të zemrës. Ishte vetëm nga konsumimi i pijeve energjike. Bëri ekzaminimet dhe nuk kishte arsye të tjera kardiake, renale e të tjera dhe shkaku ishte vetëm konsumimi i pijeve energjike.”/

Next Post
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Festim Bexhdili në gjyq: Nuk kam përdorur EncroChat

Letërporosi nga Britania për zhdukjen e Jan Prengës, ç’ndodhi në seancën e GJKKO

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PS në pushtet përtej 2040-ës, Berisha 96 vjeç duke pritur ‘shansin’!

Protesta e opozitës, Berisha: Skenari i sheshit është misteri i kryengritjes paqësore

February 19, 2026
Bashkim Zeneli motivon Thaçin dhe ish-luftëtarët e tjerë të UÇK-së: Mos kini frikë të përballeni, lufta juaj është heroike

Sa larg Haga me Nurenbergun

February 19, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Sa apartamente ka Belinda Balluku?

February 19, 2026
20 minuta për të mashtruar ChatGPT,  Inteligjencën Artificiale dhe Google

20 minuta për të mashtruar ChatGPT, Inteligjencën Artificiale dhe Google

February 19, 2026
‘Marrëdhënie e përbashkët me botën natyrore’, Rama në ekspozitën “Mama Mother Nature” në SHBA

‘Marrëdhënie e përbashkët me botën natyrore’, Rama në ekspozitën “Mama Mother Nature” në SHBA

February 19, 2026
Suplemente ushqimore e bimore të skaduara- Zbulohet magazina në Tiranë, në kërkim administratori

Suplemente ushqimore e bimore të skaduara- Zbulohet magazina në Tiranë, në kërkim administratori

February 19, 2026
Interpelanca për Parkun “Durana”, Shehaj: E kthyet në parajsë fiskale; Ibrahimaj: Janë 80 biznese, vendase dhe të huaja, që…

Interpelanca për Parkun “Durana”, Shehaj: E kthyet në parajsë fiskale; Ibrahimaj: Janë 80 biznese, vendase dhe të huaja, që…

February 19, 2026
Berisha tregon pse nuk e takoi McAllister, ja si i përgjigjet për protestat e dhunshme

Berisha tregon pse nuk e takoi McAllister, ja si i përgjigjet për protestat e dhunshme

February 19, 2026
Izraeli gati për sulm ndaj Iranit, Tel Avivi rrit gatishmërinë ushtarake në koordinim me SHBA

Izraeli gati për sulm ndaj Iranit, Tel Avivi rrit gatishmërinë ushtarake në koordinim me SHBA

February 19, 2026
Bardhi – Ballës: Jep leksione për ndarje pushtetesh ti që i bëje presion SPAK-ut për babanë e Suel Çelës!

Bardhi – Ballës: Jep leksione për ndarje pushtetesh ti që i bëje presion SPAK-ut për babanë e Suel Çelës!

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In