Një tërmet me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter ka goditur të dielën juglindjen e Tajvanit. Nga lëkundjet e tokës është shembur të paktën një ndërtesë, teksa Japonia ka paralajmëruar për cunami.
Tërmeti ndodhi në orë 02:44 sipas kohës lokale, rreth 50 kilometra në veri të qytetit Taitung, me një thellësi prej 10 kilometrash, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së. Japonia tha se pritet që valët e detit të arrijnë lartësi deri në një metër.
Tajvani vazhdimisht goditet nga tërmetet pasi ky ishull gjendet pranë vendit ku bashkohen dy pllaka tektonike.
Ishulli gjendet pranë “Unazës së Zjarrit” të Paqësorit, zonë me aktivitet të shtuar sizmik që shtrihet në Azinë Juglindore dhe përgjatë pellgut Paqësor.
Tërmeti më vdekjeprurës në Tajvan u regjistrua në shtator të vitit 1999. Nga ky tërmet prej 7.6 shkallësh të Rihterit u vranë mbi 2.400 persona.
/a.r