Një telefonatë anonime për bombë, ka bërë që një pjesë e Shtëpisë së Bardhë të zbrazet dje me urgjencë. Bëhet fjalë për atë që quhet Krahu Perëndimor i rezidencës së Barak Obamas, pikërisht në ambjentet ku ndodhet salla e shtypit.
Kanë nisur hetimet për telefonatën në fjalë, ndërkohë që kur ajo është bërë, presidenti ndodhej në zyrën e tij, ashtu si edhe bashkëshortja e tij dhe vajzat, të cilat ishin në apartamentin presidencial. Ata nuk u larguan nga rojet e sigurisë.