Një valixhe e dyshuar se mban lëndë plasëse është gjetur pak momente më parë pranë Piramidës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.
Policia e Tiranës ka rrethuar menjëherë vendngjarjen duke ndaluar qarkullimin në rrezen rreth valixhes, teksa pritet që ekpertët të mbërrijnë për të ndërhyrë. /b.d










