Derbi mes Fenerbahces dhe Galatasaray-t është pezulluar pas një alarmi për bombë në Stamboll. Forcat e policisë kanë evakuuar tifozët nga stadiumi. Një zyrtar i qeverisë, shkruan CNN tuke, ka thënë se ka patur informacione nga shërbimet sekrete, duke mos dhënë më shumë detaje.
Ditën e djeshme një kamikaz shpërtheu veten duke vrarë 4 veta dhe duke lënë të plagosur një dyzinë njerëzish në një rrogë të Stambollit. Më pas, u zbulua se personi në fjalë kishte lidhje me ISIS. Prej kohësh tashmë Turqia ka qenën nën fokusin e një sërë sulmesh nga ana e shtetit islamik.