• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alarm i tepërt! Fauci: Omicroni mund të shkaktojë simptoma më të lehta se Delta

by A R
06/12/2021 13:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Indikacionet e para sugjerojnë se varianti i ri i koronavirusit, Omicron mund të shkaktojë simptoma më të lehta se varianti dominues Delta, thanë zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara.

Shefi i këshilltarëve mjekësorë i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci tha se shkencëtarëve u duhen më shumë informacione para se të përcaktojnë ashpërsinë e variantit Omicron.

“Deri tash, nuk duhet se ka një shkallë të lartë të ashpërsisë”, tha Fauci për CNN.

“Por, ne duhet të jemi të kujdesshëm para se të bëjmë përcaktime nëse është më pak i rëndë ose vërtetë nuk shkakton ndonjë sëmundje të rëndë, krahasuar me Deltën”, tha Fauci.

Raportimet nga Afrika e Jugut –ku Omicroni u identifikua për herë të parë, dhe që atëherë po përhapet me shpejtësi edhe në shtete të tjera –sugjerojnë se ky variant mund të shkaktojë simptoma më të lehta krahasuar me variantet paraprake.

Omicroni besohet se është më ngjitës sesa variantet tjera, përfshirë variantin Delta, por shkencëtarët ende po punojnë për të kuptuar se sa efektiv është ky variant për të shmangur mbrojtjen nga vaksinat.

Varianti i ri i koronavirusit është identifikuar në dhjetëra shtete, por Delta është varianti kryesor që ka shkaktuar rritjen e rasteve në Evropë dhe në Amerikën e Veriut.

Edhe nëse vërtetohet se Omicroni është më pak i rrezikshëm se Delta, ky variant do të vazhdojë të jetë problematik, tha për CBS, Maria Van Kerkhove, epidemiologe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Edhe nëse kemi një numër të madh rastesh që janë të lehta, disa nga të infektuarit do të kenë nevojë të hospitalizohen”, tha ajo.

“Ata do të duhet të shtrihen në repartet e kujdesit intensiv dhe disa njerëz do të vdesin. Ne nuk duam që kjo të ndodhë, pasi veçse po përballemi me një situatë të vështirë teksa Delta është përhapur në mbarë botën”, shtoi Maria Van Kerkhove./R.E.L/a.r

Next Post
Tronditet futbolli italian, arrestohet presidenti i klubit të Serisë A

Tronditet futbolli italian, arrestohet presidenti i klubit të Serisë A

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mandati i prokurorëve të SPAK, Gogu frenon Manjën: Duhet vlerësim i partnerëve, SHBA dhe BE

Gogu pas vendimit të Hagës: “Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë, asnjë vendim gjykate nuk e ndryshon këtë”

September 16, 2026
“Liria ka një emër”, mbahet sot në Tiranë protesta për ish-krerët e UÇK-së! Kush do të marrë pjesë e çfarë pritet të ndodhë?

“Vendimin do ta dërgojmë në apel”, flet mbrojtja e ish-krerëve të UÇK: Ditë e keqe për drejtësinë!

September 16, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 17 Shtator 2026

September 16, 2026
Zgjedhjet në Kosovë, Begaj: Urime Albin Kurti! Shqipëria do vazhdojë t’ju mbështesë në çdo hap

Dënimi i komandantëve, Bajram Begaj: Trishtim i thellë, askush nuk e njollos UÇK-në

September 16, 2026
FOTOLAJM / Ish-krerët e UÇK-së u dënuan, qytetarët shpërthejnë në lot në Prishtinë

FOTOLAJM / Ish-krerët e UÇK-së u dënuan, qytetarët shpërthejnë në lot në Prishtinë

September 16, 2026
Skënder Minxhozi: PD nuk mund të mbajë dy standarde për qëndrimet e DASH

Duhet të kishim dhe ne shqiptarët qelitë tona në Hagë

September 16, 2026
Dënimi i krerëve të UÇK, Haradinaj: Nuk kemi atdhe tjetër, do t’i mundim armiqtë e bashkuar

Dënimi i krerëve të UÇK, Haradinaj: Nuk kemi atdhe tjetër, do t’i mundim armiqtë e bashkuar

September 16, 2026
Sytë nga Haga, nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë

I dënoi me 81 vite burg në total, Specialja lëshon komunikatë për vendimin skandaloz ndaj ish-krerëve të UÇK

September 16, 2026
Reagon ministri i Jashtëm i Kosovës: E pabesueshme që një gjykatë, e cila flet në emër të Kosovës, të marrë këtë veprim

Reagon ministri i Jashtëm i Kosovës: E pabesueshme që një gjykatë, e cila flet në emër të Kosovës, të marrë këtë veprim

September 16, 2026
Shiste kokainë dhe kanabis në lokalin ku punonte si kamerier, arrestohet 18-vjeçari në Elbasan

Shiste kokainë dhe kanabis në lokalin ku punonte si kamerier, arrestohet 18-vjeçari në Elbasan

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com