• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alarm i kuq në Bosnje, Serbi dhe Kroaci! Ja sa pritet të shkojnë temperaturat

by Java News
23/07/2022 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Institutet hidrometeorologjike në Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kroaci kanë lëshuar një alarm të kuq moti për 23 korrik, për shkak të temperaturave të larta.

Në përputhje me rekomandimet e Organizatës Botërore Meteorologjike, popullata këshillohet të marrë masa paraprake në kushte të tilla moti. Është gjithashtu e mundur të ndërhyhet në rutinat e përditshme, prandaj aktivitetet në natyrë duhet të ndërpriten.

Instituti Federal Hidrometeorologjik ka njoftuar se një paralajmërim i kuq është në fuqi në Bosnje dhe Hercegovinë për 23 korrik, për shkak të paralajmërimit të temperaturave të larta.

Temperaturat ditore, sipas meteorologëve, do të jetë nga 34 deri në 41 gradë Celsius.

“Mot me diell në Bosnje dhe Hercegovinë. Pasdite rritje graduale e vranësisë. Temperatura më e lartë ditore nga 35 deri në 41 gradë, në jug deri në 42 gradë”, thuhet në parashikimin e Institutit Federal Hidrometeorologjik.

Edhe Instituti Republikan Hidrometeorologjik i Serbisë ka shpallur alarm të kuq për motin për 23 korrik në të gjithë vendin për shkak të temperaturave të larta.

Në Serbi temperaturat sot do të jenë nga 37 deri në 41 gradë.

Më 24 korrik, siç thuhet, temperatura duhet të bjerë me rreth pesë gradë dhe vende-vende priten reshje të dobëta shiu.

Temperatura jashtëzakonisht të larta priten në gjithë Kroacinë këtë fundjavës, për këtë arsye është shpallur alarmi i kuq i motit pothuajse në të gjitha rajonet, që tregon se moti paraqet një rrezik shumë të lartë.

“Priten temperatura jashtëzakonisht të larta. Mbroni veten, fëmijët dhe të moshuarit. Veproni sipas këshillave të dhëna nga autoritetet kompetente”, paralajmëroi Instituti Hidrometeorologjik Shtetëror i Kroacisë.

Alarmi i kuq i motit për datën 23 korrik është lëshuar në të gjitha rajonet, përveç Osijekut dhe Gospiqit, për të cilat është në fuqi një paralajmërim portokalli. Një paralajmërim i kuq është në fuqi për 24 korrik për rajonet e Kninit, Rijekës, Splitit dhe Dubrovnikut./ REL

g.kosovari

Next Post
Horoskopi ditor për nesër, e Diel 15 Gusht 2021

Horoskopi ditor, e diel 24 korrik 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

Intervista nga Ilva Tare: Sa na rrezikon inteligjenca artificiale dhe si të mbrohemi

March 21, 2026
Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

Alban Bushi: Lista e Kombëtares, më e mira e mundshme. Polakët e kanë frikë Muçin

March 21, 2026
Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

March 21, 2026
OBSH: Duhanpirja, kërcënimi më i madh i Europës! Tendencë rritëse te gratë dhe adoleshentët

OBSH: Duhanpirja, kërcënimi më i madh i Europës! Tendencë rritëse te gratë dhe adoleshentët

March 21, 2026
Fushatë mashtrimi me telefonata nga interneti/ Ekspertja: Mos jepni të dhëna, ndërprisni komunikimin

Fushatë mashtrimi me telefonata nga interneti/ Ekspertja: Mos jepni të dhëna, ndërprisni komunikimin

March 21, 2026
I quajti “mërgata e qyqeve”, Gaz Bardhi i përgjigjet Ramës nga Berlini: Kuptuam kush janë pengesat e Shqipërisë

I quajti “mërgata e qyqeve”, Gaz Bardhi i përgjigjet Ramës nga Berlini: Kuptuam kush janë pengesat e Shqipërisë

March 21, 2026
Më shumë prenotime nga Gjermania dhe Polonia, Turoperatorët: Nuk shohim që lufta do të trembë vizitorët

Më shumë prenotime nga Gjermania dhe Polonia, Turoperatorët: Nuk shohim që lufta do të trembë vizitorët

March 21, 2026
Shpërthenin banesat me forcë/ Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Torino, një pas hekurave

Shpërthenin banesat me forcë/ Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Torino, një pas hekurave

March 21, 2026
“The Guardian”: Fundi i luftës nuk duket i afërt! Republika Islamike po u reziston sulmeve

“The Guardian”: Fundi i luftës nuk duket i afërt! Republika Islamike po u reziston sulmeve

March 21, 2026
Parandalohet krimi në Shijak/ 39-vjeçari kanos me hanxhar dhe sulmon një person

Parandalohet krimi në Shijak/ 39-vjeçari kanos me hanxhar dhe sulmon një person

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In