• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alain Delon në një intervistë të ndjerë: Do të largohem nga kjo botë pa asnjë keqardhje

by Java News
11/01/2018 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një prej aktorëve më të njohur francezë, Alain Delon deklaroi se do të largohej nga kjo botë pa asnjë keqardhje, në një intervistë të publikuar në një numër special të “Paris Match” kushtuar 60-vjetorit të karrierës.

“Jeta nuk më ka dhënë gjëra të mëdha. Kam njohur gjithçka, kam parë gjithçka. Por, mbi gjithçka, e urrej këtë epokë, më bën për të vjellë”, theksoi aktori 82-vjeçar në fund të kësaj interviste të titulluar “Unë, Delon, intervista e jetës së tij”.

“Janë këto qënie që urrej. Gjithçka është false, gjithçka është e rreme. Nuk ka më respekt, nuk ka më fjalë të dhënë. Ka vetëm numërim parash. Dëgjojmë që flitet për krime gjatë gjithë ditës. Di që do largohem nga kjo botë pa asnjë keqardhje”, theksoi Alain Delon pasi përmblodhi karrierën e tij, raportin e vështirë me familjen, gratë që ka dashur dhe miqtë që ka humbur.

“Pothuajse të gjithë kanë vdekur”, nënvizoi aktori mitik i “Guepard” (1963), i prekur veçanërisht disa muaj më parë nga vdekja e Mireille Darc, që kishte ndarë jetën në vitet 70.
I pyetur për vendin e një gruaje në jetën e tij sot, aktori përgjigjet që nuk e ka gjetur.
“Nuk them se nuk ka pasur kandidate. Ka pasur 10, por asnjë për momentin nuk më bind për të përfunduar jetën. (…) Mund të martohem nëse ajo është e gatshme të më shoqërojë deri në fund të jetës”, theksoi aktori.Alain Delon theksoi gjithashtu se xhirimi i filmit të fundit, parashikuar me Patrice Leconte dhe ku ai duhet të ndajë posterin me Juliette Binoche, është vonuar.

Filmi i fundit me metrazh të gjatë me Alain Delon daton në vitin 2008 me “Asteriks në lojërat olimpike” nga Frederic Forestier dhe Thomas Langmann, në rolin e vetironikut, Jules Cesar.

Në teatër, aktori ka qenë me pjesën “Një ditë e zakonshme” nga Eric Assous (2011 dhe 2013), përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Ministri Xhafaj takon kreun e antikorrupsionit të Italisë: “Forca e ligjit” dhe vetting-u, kryefjala e policisë

Ministri Xhafaj takon kreun e antikorrupsionit të Italisë: "Forca e ligjit" dhe vetting-u, kryefjala e policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In