• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Alabbar rrëfen përvojën shqiptare: “Durrës Yacht & Marina” do të jetë ndër zhvillimet më të pabesueshme në botë

by Java News
05/04/2023 13:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësuesi i “Eagle Hills Real Estate Development”, Mohamed Alabbar, shprehu bindjen se “Durrës Yacht & Marina” do të jetë ndër zhvillimet më të pabesueshme në botë.

I ftuar në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit, bashkorganizuar për herë të parë në Ballkan me Organizatën Botërore të Turizmit, Alabbar tha se “është gati të realizojë të përsosurën në Durrës”.

“Ju siguroj se klientët e mi janë shumë të ngazëllyer. Qeveria ime gjithashtu. Na kanë vendosur në një presion pozitiv që do të bëjmë gjënë më të bukur në botë, më të mirë se Monako dhe asnjë gjë nuk do na ndalë, se zhvillimi është i pabesueshëm dhe gjithë studimet e fizibilitetit jemi duke i hedhur nga dritarja, jemi duke dalë më mirë se parashikimet dhe do të ecim më mirë. Kam 30 vite në biznes, kam kryer kryeveprën, kam bërë edhe gabime të rënda, por tani jam gati të bëj të përsosurën”, tha ai.

Alabbar vlerësoi se në Shqipëri ka gjetur partnerë vullnetmirë që besojnë. “Kjo është betejë e fortë dhe e gjatë, sepse nevojiten vite për këtë garë. Unë gjeta një mjedis njerëzish të mirësjellë, që çonin përpara vendin e tyre”, tha ai.

Ai tha se në vendimin për të investuar në Shqipëri ishin një sërë faktorësh që ndikuan.

“Shqipëria është disa orë larg Italisë. Ne bëmë disa matje mbi turizmin dhe zhvillimin ekonomik këtu dhe te fqinjët e Shqipërisë. Bëra krahasimet mes hoteleve këtu dhe vendeve fqinjë dhe pashë raportin, pjesën që zë turizmi. 

Pa dyshim pashë edhe blerjen e banesave, shifra të çmendura. Shqipëria ka goxha shans, por nuk do të jetë gjithmonë kështu. Dhe këtë lloj basti i vura vetes 3 vite e gjysmë më parë, por pata edhe një partner vullnetmirë në terren”, tha ai.

Në këtë drejtim, Alabbar vlerësoi se sistemi më transparent që ka hasur në këto vite është në Shqipëri.

“Jam marrë me marrëdhëniet qeveritare dhe i ka parë të gjitha llojet për vite me radhë. Kam parë lloj-lloj formate politikanësh. Vë bast që sistemi më transparent që kam hasur në këto vite është në Shqipëri dhe për këtë sfidoj çdokënd, le të më dalin kundër”, tha ai.

Alabbar kujtoi se në fillimet e kompanisë së tij në vitin 1990, për 15 vite rresht njerëzit nuk kishin besim dhe vinin në dyshim gjithçka.

“Thoshin është false, e rreme, nuk do të funksionojë. Ishim nga Lindja e Mesme, vetëm lajme të këqija kishte nga Lindja e Mesme dhe ato transmetoheshin në CNN dhe BBC, por ne qëndruam të vendosur. Kjo është pjesërisht në Shqipëri, por absolutisht çdo vend ka një histori negative.

Ne në Lindjen e Mesme kemi të gjithë historitë tona të shkuara të hidhura, ishim mbretëria e kontrabandistëve, por evoluimi dhe ndryshimi vijon. Në Shqipëri kam parë malet, luginat e vijën bregdetare. Bukuria e vërtetë e Shqipërisë për mua janë malet e luginat. Kam 4 vite që endem rrugëve të Tiranës dhe Përmetit, nuk shikoj gjë tjetër veç fytyra të buzëqeshura dhe të përulura”, tha ai.

 

/s.f

Next Post
Mediat: Kontroll shtëpisë së partneres së ish-ministrit Ahmetaj nga Byroja Kombëtare e Hetimit

DETAJET/ Turku i akuzuar për trafik droge mbi 10 milionë euro, SPAK i sekuestron 3 kompani, ullishten dhe 2 makina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shifra të frikshme/ Në Shqipëri në katër ditë ka plot 57 raste të dhunës në familje

Nga familja te rrjetet sociale, psikologia tregon shkaqet që po ushqejnë dhunën mes të miturve

July 12, 2026
Taksa e re e pronës, si do të llogaritet fatura dhe kush përfiton uljen 50% për banesën e parë

Taksa e re e pronës, si do të llogaritet fatura dhe kush përfiton uljen 50% për banesën e parë

July 12, 2026
Mungesa e Mojtaba Khameneit dhe burri me maskë pranë arkivolit, pamjet që kanë ndezur spekulimet në Iran

Mungesa e Mojtaba Khameneit dhe burri me maskë pranë arkivolit, pamjet që kanë ndezur spekulimet në Iran

July 12, 2026
Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

Kanye West mbledh mijëra fansa në Tiranë, mes tyre edhe aktori i njohur turk

July 12, 2026
Përplasje e fortë në Peqin–Rrogozhinë/ Automjeti bëhet copë, një person përfundon në spital

Përplasje e fortë në Peqin–Rrogozhinë/ Automjeti bëhet copë, një person përfundon në spital

July 12, 2026
Alarm për të rinjtë shqiptarë! Mjeku zbulon pse po shtohen rastet me hipertension në moshë të re, ja kush janë shkaktarët kryesorë

Alarm për të rinjtë shqiptarë! Mjeku zbulon pse po shtohen rastet me hipertension në moshë të re, ja kush janë shkaktarët kryesorë

July 12, 2026
Protesta/ Balliu: PD nuk mbledh dot më njerëz, Berisha është i urryer nga populli shqiptar

Protesta/ Balliu: PD nuk mbledh dot më njerëz, Berisha është i urryer nga populli shqiptar

July 12, 2026
Kur opozita lufton edhe suksesin e vendit

Kur opozita lufton edhe suksesin e vendit

July 12, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 13 Korrik 2026

July 12, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

“Partitë e vogla të krijonin polin e tretë”, Petraj: Protesta duhej të kishte nxjerrë një grup organizator…

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In