• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzoi bashkëshortin për abuzim ndaj vajzës së mitur, trondit nëna e 3-vjeçares: Poshtë shtëpisë sime erdhën tre persona dhe…

by S T
18/03/2025 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 me autoren Evis Ahmetin është trajtuar historia tronditëse e një gruaje e cila zgjodhi të denonconte rastin e saj publikisht, duke akuzuar ish-bashkëshortin me të cilin ka edhe një fëmijë.

Ajo rrëfeu në emisionin e kaluar, vuajtjet dhe dhunën e herëpashershme nga bashkëshorti. Ai ishte jo vetëm i dhunshëm, por edhe një abuzues duke shprehur se ajo ka disa fakte që ai ka abuzuar seksualisht me vajzën 3-vjeçare.

Në një rrëfim në studio nëna e vajzës së mitur ka thënë disa detaje të reja për ngjarjen.

Sipas saj ish-bashkëshorti ka kërkuar që ajo të tërheqë denoncimin, dhe shtoi se së bashku me avokaten e tij ai e kishte kërcënuar se do të bënte një tjetër denoncim kundrejt saj për shpifje.

“Pas transmetimit, unë kam shkuar në Gjykatë. Aktualisht kam një çështje të hapur, për shkak të divorcit. Ish-bashkëshorti ka kërkuar që unë të tërheq denoncimin për abuzimin ndaj vajzës. Si një kërcënim së bashku me avokaten e tij ato po përgatisin një tjetër denoncim kundrejt meje për shpifje”, u shpreh ajo

Ajo shtoi se natën pas transmetimit të emisionit, tre persona ishin paraqitur poshtë pallatit të saj dhe në atë moment kishte vënë re se brava e shtëpisë së saj ishte ndërruar.

Në këtë rrëfim gruaja hodhi dhe disa dyshime në lidhje me fajtorin e ngjarjes tronditëse, duke theksuar se në takimet që ish-bashkëshorti bënte me vajzën ai ishte gjithmonë i shoqëruar nga shokët e tij.

“Natën pas emisionit kanë ardhur poshtë pallatit 3 veta, dhe vura re gjithashtu se brava e derës së shtëpisë time ishte ndërruar. Gjithashtu më ka bërë përshtypje se në takimet që ai bënte me vajzën, ishte i shoqëruar nga shokët e tij”, përfundoi gruaja.

Next Post
Armëpushimi 30-ditor/ Putin pranon ndalimin e sulmeve mbi asetet energjetike! Ja kushti i vendosi Trumpit

Armëpushimi 30-ditor/ Putin pranon ndalimin e sulmeve mbi asetet energjetike! Ja kushti i vendosi Trumpit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com