• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Akuzohet se spiunoi për BIA-n serbe, analisti Fatmir Sheholli merret i pandehur! Prokuroria: Mblidhte informacione për Kosovën dhe ia jepte Beogradit

by A. Q
25/08/2026 16:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Fatmir Sheholli është marrë i pandehur për spiunazh dhe shantazh, nën dyshimin se ka bashkëpunuar me Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA), duke mbledhur informacione për institucionet e Kosovës dhe duke ua përcjellë zyrtarëve të shërbimit serb.

Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti sot aktakuzë ndaj tij për dy vepra penale, spiunazh dhe shantazh. Dosja i është dorëzuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa ai vijon të mbahet në paraburgim.

Sipas aktakuzës, Sheholli dyshohet se ishte rekrutuar nga BIA dhe vepronte sipas udhëzimeve të zyrtarëve të këtij shërbimi. Prokuroria pretendon se ai ka mbledhur informacione dhe dokumente që lidhen me zhvillimet politike, situatën e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës, të cilat më pas ua ka përcjellë zyrtarëve të shërbimit sekret serb përmes mesazheve telefonike.

Çfarë thuhet në dosjen e Prokurorisë?

Dosja prej 80 faqesh e Prokurorisë, e publikuar nga mediat në Kosovë, pretendon se Sheholli vepronte nën urdhrat e Bojan Dimiqit, i identifikuar si zyrtar i lartë i BIA-s. Sipas aktakuzës, më 26 shtator 2025 ai udhëtoi drejt Mitrovicës së Veriut, ku mori nga një person i paidentifikuar materiale audio dhe transkripte bisedash të zyrtarëve të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, si edhe 5 mijë euro si shpërblim për kryerjen e detyrës.

Prokuroria pretendon se këto materiale ishin të destinuara për komprometimin e zyrtarëve të kësaj ministrie dhe për të ndikuar në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025. Sipas aktakuzës, Sheholli më pas ia dorëzoi materialet gazetarit Milaim Zeka, bashkë me 1 mijë euro, duke i dhënë edhe udhëzime për mënyrën dhe kohën e publikimit të tyre në emisionin “Pa Rrotlla”, vetëm pak ditë para votimit.

Në dosje thuhet se, përmes këtyre veprimeve, janë dëmtuar interesat shtetërore të Kosovës, janë diskredituar institucionet dhe është mundësuar ndërhyrja e një shërbimi të huaj informativ në procesin zgjedhor. Këto janë pretendime të Prokurorisë dhe pritet të shqyrtohen nga gjykata.

Përveç akuzës për spiunazh, Sheholli përballet edhe me akuzën për shantazh. Sipas aktakuzës, nga viti 2022 deri në dhjetor 2025 ai ka shantazhuar biznesmenin nga Podujeva, Arben Jetullahu, pronar i kompanisë “ABC”, duke i kërkuar mbi 13 mijë euro në emër të një huaje. Prokuroria pretendon se ai e kishte kërcënuar se, nëse nuk i jepte paratë, do të publikonte në media video dhe informacione që do t’i dëmtonin reputacionin dhe autoritetin.

Sheholli u arrestua në tetor të vitit 2025 nën dyshimin për spiunazh. Në atë kohë, Prokuroria Speciale nuk dha detaje për objektin e hetimit, por ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, la të kuptohej se dyshimet lidhen me Serbinë, duke deklaruar se Sheholli kishte bashkëpunuar me persona që, sipas tij, punojnë për të minuar Republikën e Kosovës.

Rasti i tij është një nga disa hetimet e autoriteteve kosovare për dyshime për spiunazh në favor të Serbisë. Më herët, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi Aleksandar Vllajiqin me pesë vite burg për spiunazh, ndërsa Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi po gjykohen gjithashtu për akuza të ngjashme.

Next Post
Dhuna me armë trondit Brukselin, kryebashkiaku tregon vrimat e plumbave në tokë -

Dhuna me armë trondit Brukselin, kryebashkiaku tregon vrimat e plumbave në tokë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

August 25, 2026
‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

August 25, 2026
Skandali me mbetjet, Bashkia Rrogozhinë demaskon Qosen e Kavajës: Gënjen për kufijtë e bashkisë për t’i ikur përgjegjësisë!

Skandali me mbetjet, Bashkia Rrogozhinë demaskon Qosen e Kavajës: Gënjen për kufijtë e bashkisë për t’i ikur përgjegjësisë!

August 25, 2026
VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

August 25, 2026
“Mund të kisha ikur në Dubai dhe kudo, por…”- Apeli e la në burg dhe i hapi rrugën ekstradimit, çfarë tha Ermal Beqiri në Gjykatë: Pse zgjodha Francën

“Mund të kisha ikur në Dubai dhe kudo, por…”- Apeli e la në burg dhe i hapi rrugën ekstradimit, çfarë tha Ermal Beqiri në Gjykatë: Pse zgjodha Francën

August 25, 2026
Qytetarët e Divjakës kundër shkrirjes së bashkisë, mbajnë protestën e 26-të! Thirrje deputetëve të mos e votojnë Territorialen në Parlament

Qytetarët e Divjakës kundër shkrirjes së bashkisë, mbajnë protestën e 26-të! Thirrje deputetëve të mos e votojnë Territorialen në Parlament

August 25, 2026
Çfarë kërkon shefi i CIA-s në Kremlin? Misioni sekret në Moskë, Irani, Ukraina dhe mesazhi “i koduar” për Putinin

Çfarë kërkon shefi i CIA-s në Kremlin? Misioni sekret në Moskë, Irani, Ukraina dhe mesazhi “i koduar” për Putinin

August 25, 2026
“Përplasja e Titanëve”/ A mund ta mbytë SHBA-ja ekonomikisht Iranin pa e prekur Kinën? Basti i madh i Trump kundër ‘mushkërisë’ së Teheranit

“Përplasja e Titanëve”/ A mund ta mbytë SHBA-ja ekonomikisht Iranin pa e prekur Kinën? Basti i madh i Trump kundër ‘mushkërisë’ së Teheranit

August 25, 2026
“Politikë gjenocidiale”- Kuba akuzon SHBA-të për zgjatjen e embargos: Qëllimi i tyre është që të mbysin një komb të tërë!

“Politikë gjenocidiale”- Kuba akuzon SHBA-të për zgjatjen e embargos: Qëllimi i tyre është që të mbysin një komb të tërë!

August 25, 2026
Edhe këtë sezon Champions League ka “hirushen” e saj, Sabah Baku bën surprizën me përmbysje në shtesë dhe kualifikohet

Edhe këtë sezon Champions League ka “hirushen” e saj, Sabah Baku bën surprizën me përmbysje në shtesë dhe kualifikohet

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com