• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Akuzohet se porositi dy vrasjet / Prokuroria e Elbasanit shpall moskompetencë, dosja e bujshme ndaj Erion Alibejt i kalon SPAK

by Java News
18/09/2021 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga dosjet e bujshme që lidhet me ngjarjet e rënda kriminale në qytetin e Elbasanit do të hetohet nga Prokuroria Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Prokuroria e Elbasanit ka shpallur moskompetencë, duke vendosur të transferojë dosjen në lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe mikut të tij Regis Runaj.

Prokurorët pranë SPAK kanë marrë tanimë fashikujt hetimorë në lidhje me dy ngjarjet kriminale. Prokurori Kreshnik Ajazi ka vendosur të kalojë në SPAK dosjet për dy vrasjet dhe do të jetë Prokuroria Speciale ajo që do të kërkojë më shumë kohë për hetimet për shkak se afati i fundit i veprimeve hetimore është dita e sotme (18 shtator).

EKZEKUTIMI I EMILJANO RAMAZANIT

Emiljano Ramazani, 39 vjeç, u ekzekutua me armë zjarri pasditen e 20 korrikut 2020 në qytetin e Elbasanit. Viktima u ekzekutua me disa plumba brenda makinës së tij në një parking pallati. Babai i katër vajzave ishte në makinën e tij tip ‘Ford Focus’ në momentin kur persona të paidentifikuar qëlluan me pesë plumba pistolete në drejtim të tij, duke i marrë jetën në vend. Ramazani po parkonte makinën pranë banesës së tij në momentin e vrasjes. Menjëherë pas ngjarjes, Policia gjeti një automjet duke u djegur dhe brenda tij u gjetën edhe dy armë automatike, megjithëse viktima u vra me armë zjarri të llojit pistoletë.

Pas kryerjes së porosisë, autorët e vrasjes u larguan në drejtim të Paprit, ku edhe dogjën makinën tip “Volkswagen”, me të cilën ishin larguar në aksin nacional Elbasan-Peqin. Targat e automjetit rezultuan të vjedhura pasi dhjetë ditë më herët ishin denoncuar të humbura në Tiranë. Viktima ishte përfshirë në shpërndarjen e kokainës në qytetin e Elbasanit, por motivet e vërteta të krimit nuk janë zbuluar ende nga hetuesit.

VRASJA E MIKUT TË RAMAZANIT

Nëntë ditë pas ekzekutimit të Emiljano Ramazanit, në qytetin e Elbasanit vritet miku i tij, 23-vjeçari Regis Runaj. I ndjeri u qëllua të paktën 7 herë me thikë në një vrasje gjakftohtë në orët e vona të 29 korrikut në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan. Pas vrasjes, ai është hedhur buzë rrugës pranë varrezave të qytetit. Vrasja u krye në një rrugë ku lëvizjet e njerëzve ishin të rralla dhe besohet se viktima u dërgua paraprakisht atje dhe më pas u qëllua për vdekje nga mbrapa shpine.

POROSITËSI

Pas më shumë se një muaji nga dy vrasjet që tronditën qytetin e Elbasanit, hetuesit arritën të zbulojnë porositësin e tyre. Ai është Erion Alibej, i cili u arrestua me urdhër të gjykatës. Hetuesit pretendojnë se e kanë të faktuar faktin që Alibej qëndron pas vrasjes së dy shokëve brenda harkut kohor prej dhjetë ditësh. Megjithëse Alibeaj konsiderohet porositësi i vrasjeve, krimin e kanë kryer dy “ushtarë” të tij, përkatësisht Euglen Halili dhe Xhuljano Hoxha, të cilët aktualisht ndodhen në burg.

Halili ka pranuar të jetë bashkëpunëtor i drejtësisë, duke zbardhur edhe mënyrën se si u vra Runaj. Vrasja është kryer kundrejt pagesës prej mijëra eurosh. Pasi ka konsumuar kokainë me viktimën, Halili ka deklaruar se janë nisur së bashku drejt varrezave të qytetit me anë të një motori. Aty ka qëlluar Runin me thikë rreth 26 herë. Kanë qenë njollat e gjakut në motor ato që zbuluan përfshirjen e tij në vrasje.

Next Post
Vuçiç takohet me Erdogan në Stamboll: Përkrahu dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit

Vuçiç takohet me Erdogan në Stamboll: Përkrahu dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rolando Maran rrëfen anën personale, tekniku i kombëtares flet edhe për jetën e re si “shqiptar”: Ndihem si në shtëpi!

Nations League/ Tekniku Maran shpall nesër listën e Kombëtares për dy sfidat e nëntorit!

November 5, 2026
Shqipëria në rrugën drejt BE-së, Marta Kos: Për herë të parë ka nisur realisht mbylljen e kapitujve

“Serbia ka mundësi për fillim të ri”- Marta Kos takohet me listën studentore që fitoi zgjedhjet: Shkëputuni nga praktikat e vjetra!

November 5, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Zgjedhjet në SHBA, ja pesë arsyet pse republikanët pësuan disfatë të thellë!

November 5, 2026
Gary Kokalari i shkruan Sekretarit të Shtetit, Rubio: SHBA duhet të hetojë Berishën dhe Mediun, të dy ndikuan te ligjvënësit amerikanë!

Gary Kokalari i shkruan Sekretarit të Shtetit, Rubio: SHBA duhet të hetojë Berishën dhe Mediun, të dy ndikuan te ligjvënësit amerikanë!

November 5, 2026
Dorëhiqet presidenti i Paraguait, shkak falimentimi i bankës!

Dorëhiqet presidenti i Paraguait, shkak falimentimi i bankës!

November 5, 2026
Akuzat për tri sulme seksuale, aktori Russell Brand shpallet fajtor për përdhunim!

Akuzat për tri sulme seksuale, aktori Russell Brand shpallet fajtor për përdhunim!

November 5, 2026
Liga e Kombeve/ UEFA e bën zyrtare, shuhen shpresat e tifozëve kuqezi! Ndeshja me Bjellorusinë do luhet me dyer të mbyllura

Liga e Kombeve/ UEFA e bën zyrtare, shuhen shpresat e tifozëve kuqezi! Ndeshja me Bjellorusinë do luhet me dyer të mbyllura

November 5, 2026
Suedia në alarm, rikthen kontrollin e kufijve të brendshëm! Shkak lufta e Rusisë dhe situata e sigurisë

Suedia në alarm, rikthen kontrollin e kufijve të brendshëm! Shkak lufta e Rusisë dhe situata e sigurisë

November 5, 2026
Tërheqja e Ronaldos nga Portugalia, reagon trajneri Jorge Jesus: I kërkova të qëndronte, por…

Tërheqja e Ronaldos nga Portugalia, reagon trajneri Jorge Jesus: I kërkova të qëndronte, por…

November 5, 2026
Zjarr masiv brenda një godine në New York, gjashtë persona humbin jetën, raportohet edhe për të plagosur!

Zjarr masiv brenda një godine në New York, gjashtë persona humbin jetën, raportohet edhe për të plagosur!

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In