• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzohet se inskenoi vrasjen e bashkëshortit, flet Donika Jonuzi: Iliri më ka plagosur dy herë me thikë, nuk e urdhërova unë vdekjen

by Java News
02/05/2024 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Donika Jonuzi ka mohuar se është orkestruesja e vrasjes së bashkëshortit të saj Ilir Osmani, i cili u përplas për vdekje me makinë në Pejë të Kosovës.

Në një intervistë televizive, Donika tha se Iliri e torturonte atë dhe e kishte gjuajtur disa herë më thikë. Duke mohuar akuzat ndaj saj, jo thotë se ishte Iliri që e detyronte të lypte në Pejë, ndërsa shtoi se bashkëshorti ishte konsumues i lëndëve narkotike.

Donika sqaron se ishte ndarë nga Iliri dhe ishte me urdhër mbrojtje, ndërsa thotë se ish bashkëshorti nuk e linte të jetonte në Shqipëri pasi e kërcënonte se do e vriste dhe se i  kishte djegur shtëpinë.

“Ai na kërcënonte, Iliri na thoshte do na digjte shtëpinë, unë jam me urdhër mbrojtje kam një vit që jam ndarë nga ai. Na kërcënonte se do na vriste të gjithë si familje. Ai ja mori jetën se Ilir na kërkonte gjithë kohës të na gjente dhe të na vriste. Ai na dogji shtëpinë në Shqipëri dhe nipi im e shtypi,. Nipi im është arrestuar. Ai nuk donte ta vriste, por ta trembte e ta plagoste pasi e pa rrugës, pasi nuk na linte rehat. Ne erdhëm në Kosovë vetëm se ai nuk na linte të jetonim të qetë në Shqipëri. Jo nuk ishte e orkestruar, Ilir fshihej se e kërkonte policia. Ne kemi bërë denoncimin që na dogji shtëpinë.

Unë kam qenë në shtëpi kur ndodhi aksidenti, kam dhënë dëshminë në polici. Unë nuk dija që iliri ka qenë në Pejë, e dija në Elbasan ku kërkohej nga policia pasi ndaj tij ka dy denoncime. Unë kam ardhur në Pejë pasi u ndava nga Ilir, pasi Iliri nuk më linte rehat të jetoja në Shqipëri, nënë tim e ka kapur prej fyti dhe e kërcënonte se do ta vriste. Ai pinte shumë drogë dhe ishte agresiv, më ka gjuajtur disa herë me thika, më torturonte, më rrihte, këtu në Pejë po rri në një jetë katastrofë se ai nuk më linte të rrija e qetë në Shqipëri”, tha ajo, e cila në fund tha se kërkon që drejtësia të vihet në vend.

Ilir Osmani u përplas për vdekje në Pejë nga një makinë Volkswagen Golf 5 që drejtohej nga 23-vjeçari Serxhio Jonuzi, nipi i Donika Jonuzit. Serxhio Jonuzi është arrestuar nga autoritetet e Pejës në Kosovë.

Next Post
Blushi kërcënon Ballën e Veliajn: Mos provokoni se do përfundoni më keq se deputetë në Ukrainë, në kosh të plehrave

Blushi kërcënon Ballën e Veliajn: Mos provokoni se do përfundoni më keq se deputetë në Ukrainë, në kosh të plehrave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In