Pezullohet nga detyra një mësues në Delvinë, i cili dyshohet se ka abuzuar me nxënësit e shkollës ku jepte mësim. Mësohet se Neshat Tepelena është pezulluar përkohësisht, deri në përfundim të hetimit lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij. Përgjegjësi i zyrës arsimore në Delvinë, Pëllumb Qerimi tha se nuk kishin dijeni dhe informacione rreth sjelljes së mësuesit.
ma.me