Artan Hajrizi, vëllai i Faton Hajrizi është thirrur nga një stacion policor në Gjermani për të treguar të vërtetën lidhur me pretendimet e Serbisë se ai është i dyshuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një polici serb.
Autoritete serbe kanë ngritur akuza ndaj tij për vrasjen e një polici serb mbrëmë pas mesnate. Por, përmes një lidhje direkte, Hajrizi ka rrëfyer se nuk ka qenë fare në Serbi, por ndodhet në Gjermani.