Gjykata e Prizrenit ka miratuar ekstradimin e Indrit Taullait. Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala.
Ai akuzohet nga SPAK për vrasjen e Klodian Saliut dhe i përfshirë edhe në ekzekutimin e Vajdin Lamaj, ngjarje të ndodhura në 26 dhe 27 shkurt të 2005.
Ndërsa për Plarent Dervishajn kunatin e ish-kreut të bandës së Durrësit Lulzim Berisha, nuk ka ende një përgjigje nga autoritetet ne Dubai.
Për këto dy ekzekutime akuzohen edhe Lulzim Berisha, Emiljano Shullazi, Viktor Imeraj, Luftar Reci dhe Indrit Rusi./a.p