• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Akuzohet për vjedhje energjie, por kosovari ka 17 vite që ka vdekur

by A R
19/08/2019 22:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria Themelore në Pejë, pasi pa se ishte ngritur akuza ndaj personit të gabuar, ka hequr dorë nga ndjekja penale edhe ndaj të akuzuarit për vjedhje të rrymës, T.S.

Pas përballjes me një “heqje” të tillë, Gjykata Themelore në Pejë, e ka hedhur poshtë aktakuzën që ishte ngritur në korrik të vitit 2017.

Procesi gjyqësor ndaj personit të gabuar ishte zhvilluar pas ushtrimit të kallëzimit penal nga kompania KEDS, për personin, që më pas, është vërtetuar se ka vdekur para 17 vjetësh në Zvicër.

Por, pasi që seancat kishin dështuar të mbaheshin në këtë rast dhe për ta siguruar praninë e të akuzuarit në seancë gjyqësore, Gjykata Themelore në Pejë, më 17 gusht 2019, kishte lëshuar urdhër-arrest ndaj të akuzuarit për vjedhje rryme, T.S.

Por që të zbatohet ky urdhër-arrest, një person tjetër me emrin T.S, i njëjtë sikur ai në aktakuzë, ishte arrestuar pasi që kishte ardhur nga Zvicra në Kosovë.

Ai është paraqitur në seancë duke deklaruar se nuk është personi për të cilin e akuzon Prokuroria e Pejës. Ai ka thënë se nuk jeton në Pejë, por në një fshat të Komunës së Gjakovës, ku është vërtetuar se emrin dhe mbiemrin e ka të njëjtë me të akuzuarin, por që bëhet fjalë për një person tjetër.

Ai ka thënë se edhe numri personal i tij, dallon me personin që është përmendur në aktakuzë. Në seancën e së hënës, ka marrë pjesë edhe djali i T.S, i cili ka thënë se babai i tij ka vdekur para 17 vjetëve në Zvicër. Pas këtyre informatave, gjykatësja Florije Zatriqi, e ka hedhur poshtë aktakuzën në këtë rast, pasi nga e njëjta, paraprakisht është tërhequr prokurorja Ardiana Veseli.

Prokurorja Veseli ka deklaruar që aktakuza është ngritur në bazë të kallëzimit penal të ngritur nga ana e KEDS-i. “Gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor e duke u bazuar edhe në kontatimin e përfaqësueses së KEDS-it u vërtetua që i akuzuari T.S si në aktakuzën e prokurorisë, të dhënat e tij nuk përputhen me të dhënat e paraqitura në kallëzim penal nga ana e KEDS-it. Gjithashtu u vërtetua se personi i paraqitur në kallëzim penal ka vdekur para shumë vitesh, gjegjësisht para 17 vitesh, siç e vërtetoi në këtë seancë edhe djali i tij. Andaj nga të lart cekurat unë si prokurore tërhiqem nga aktakuza ndaj personit të paraqitur në aktakuzë T.S”, ka thënë prokurorja Veseli.

T.S akuzohej se më 5 maj të vitit 2015, në shtëpinë e tij, në Pejë, pa autorizim të furnizuesit, është bërë lidhje e paligjshme me rrjetin elektrik, duke i shkaktuar dëm KEDS-it në shumën prej 564.44 euro. Por nëse është llogaritur dëmi, është ngatërruar çështja për personin që mban përgjegjësi.

/a.r

Next Post
Tre koincidenca tragjike për filmin “Ne kemi diellin”

Tre koincidenca tragjike për filmin “Ne kemi diellin”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha thirrje demokratëve: Protestat tona, më të mirëpritura se kurrë! Kemi mbështetje në mbarë botën

Berisha thirrje demokratëve: Protestat tona, më të mirëpritura se kurrë! Kemi mbështetje në mbarë botën

February 5, 2026

Një dëshmi skandaloze se si gjykon drejtësia e re në Shqipëri

February 5, 2026
Serbia vazhdon hakmarrjen, arreston ish-ushtarin e UÇK-së. Avokati: Problem serioz i sigurisë për qytetarët

Serbia vazhdon hakmarrjen, arreston ish-ushtarin e UÇK-së. Avokati: Problem serioz i sigurisë për qytetarët

February 5, 2026
“Kokainë e mbështjellë me Hugo Boss”/ Arrestohet tuniziani, “ushtar” i shqiptarëve që drejtonin trafikun e drogës

“Kokainë e mbështjellë me Hugo Boss”/ Arrestohet tuniziani, “ushtar” i shqiptarëve që drejtonin trafikun e drogës

February 5, 2026
“Kërkuan rrëzimin tim”, Vuçiç akuzon Shqipërinë, Kosovën dhe Kroacinë për protestat në Serbi

“Kërkuan rrëzimin tim”, Vuçiç akuzon Shqipërinë, Kosovën dhe Kroacinë për protestat në Serbi

February 5, 2026
Rikthehen në qarkullim monopatinat?! Ministrja Koçiu përgënjeshtron lajmin: Udhëzimi mbetet në fuqi

Rikthehen në qarkullim monopatinat?! Ministrja Koçiu përgënjeshtron lajmin: Udhëzimi mbetet në fuqi

February 5, 2026
Mitrovicë veri dhe Zveçan, Lista Serbe pushon nga puna shqiptarët pa asnjë arsyetim të bazuar

Mitrovicë veri dhe Zveçan, Lista Serbe pushon nga puna shqiptarët pa asnjë arsyetim të bazuar

February 5, 2026
“Veliaj paguan avokat amerikanë për t’u mbrojtur prej tyre”, zbardhet audio e akuzave të Altin Dumanit dhe Olsi Dados para gjykatëses

“Veliaj paguan avokat amerikanë për t’u mbrojtur prej tyre”, zbardhet audio e akuzave të Altin Dumanit dhe Olsi Dados para gjykatëses

February 5, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Pse emigranti nga Librazhdi u zhgënjye me Kanadanë?

February 5, 2026
Shqipëria, në hartën e data centers/ Cilat qytete kanë kushtet më të mira për investime digjitale?

Shqipëria, në hartën e data centers/ Cilat qytete kanë kushtet më të mira për investime digjitale?

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In