Është liruar pas 7 muajsh në paraburgim 72-vjecari Bajram Tusha, i akuzuar për përdhunimin e një 17 vjecareje.
Gjykata e Sarandës ka zëvendësuar masën e sigurisë për të nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtepi”.
Tusha akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitur. Tusha kishte kërkuar zëvëndësim të kësaj mase sigurie edhe në muajin korrik por nuk i ishte pranuar.