• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Akuzohet për incest, e shoqja: Vajza gënjen ngaqë e rrihte

by Aalison Pearse Stevens
06/09/2016 08:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e shëmtuar u bë publike më 18 nëntor 2015, ku u raportua se babai ka dhunuar të bijën dhe ka kryer me të marrëdhënie seksuale. Denoncimi u bë nga vajza 15-vjeçare me inicialet F.G. Ai u vu në pranga nga policia menjëherë pas kallëzimit të bërë. Pas kësaj, prokuroria nisi hetimet dhe e dërgoi 38-vjeçarin në gjyq, ku përballet me veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose kujdestari” dhe “Shkatërrim prone”. Gjatë seancës së ditës së djeshme pritej akt-ekspertimit nga policia shkencore, që do të vërtetonte nëse ishte e vërtetë që ai ka përdhunuar vajzën e tij. Por, mungesa e këtij akt-ekspertimi bëri që seanca të shtyhej për datë 14 shtator. E pranishme në seancë ka qenë dhe bashkëshortja e Fatos Gurakuqit, J.G., e cila për “Gazeta shqiptare” ka deklaruar se bashkëshorti i saj nuk ka lidhje me akuzën. 35-vjeçarja tregon se ka 18 vite që e njeh bashkëshortin e saj, e njeh shumë mirë dhe se nuk ka asnjë mundësi që ai të ketë kryer një veprim të tillë, madje ajo tregon se për bashkëshortin e saj janë të gatshëm të tregojnë edhe fshqinjët.

Si e morët vesh ju të gjithë ngjarjen?

Unë kam qenë në shtëpi atë ditë, pasi isha shtatzënë dhe në rrezik dështimi. Atë ditë im shoq doli nga shtëpia për të rregulluar një gjenerator, mbaj mend që i thashë të mos vonohej se do merrte vajzën nga shkolla. Më telefonon mësuesja e vajzës dhe më thotë që vajza ishte sëmurë dhe duhet të shkojë në spital. Unë di që bashkëshorti im u arrestua më 18 nëntor në orën 1 të drekës, ndërsa vajza ime erdhi në orën 3 të mëngjesit, bashkë me policinë.

Po më vonë çfarë ndodhi?

Unë e dija që vajza ime ishte në spital. Më ka marrë mësuesja e vajzës, pasi im shoq kishte shkuar në shkollë dhe kishte qenë i pijshëm. Unë di që Fatosi kishte shkuar në shkollë dhe kishte bërë debate me mësuesit që do ta çonte vetë vajzën në spital dhe kishte thyer edhe një derë në shkollë. Di që mësuesit e kanë njoftuar policinë dhe më pas e kanë shoqëruar në komisariat.

Si i ka pasur marrëdhëniet vajza me babain?

Im shoq pinte alkool dhe e rrihte. Kishte dëgjuar se ajo dashuronte një djalë e kishin debate.

Çfarë ndodhi kur erdhi policia?

Aty mora vesh që vajza ime kishte bërë një denoncim në polici se e ka përdhunuar babai, e mohova diçka të tillë pa folur ende me vajzën.

Fole me vajzën atë natë?

U përpoqa të flisja, por vetëm më tha që “nuk e di se pse e bëra denoncimin”, por pas disa ditësh ajo më tregoi se nuk është e vërtetë që babai ka kryer marrëdhënie me të.

E keni pyetur vajzën se çfarë e shtyu të denonconte të atin për një akuzë kaq të rëndë?

Në fillim e kam pyetur, por thjesht më ka thënë që as vetë nuk e dinte. E kam parë që gjendja e saj ka qenë e rënduar. Nuk kam marrë përgjigje nga pse e bëri.

Ju si nënë pse mendoni që ajo vendosi të akuzojë babain e saj?

Nuk e di, mbase ngaqë im shoq e rrihte, por di të them që nuk është e vërtetë, e njoh tim shoq, kemi 18 vite martesë dhe 6 fëmijë.

BW/d.i.

 

Next Post
Edhe Hani i Hotit, pikë e përbashkët kufitare

Edhe Hani i Hotit, pikë e përbashkët kufitare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com