• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzohen për trafik droge e pastrim parash, gazetarja: Koka e grupit kriminal dyshohet se është Ervin Mata

by Java News
21/11/2023 18:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPAK zbardhi akuzat për 11 personat që vepronin si grup i strukturuar kriminal, mes të cilëve edhe ish nëndrejtori i policisë së Tiranës Erzen Breçani. Për 10 prej tyre u dha masa e sigurisë “arrest me burg”, për Jonida Babameta, oficere e drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit, detyrim paraqitje. SPAK thotë se masa “arrest me burg” është dhënë për Ismail Zenelin; Bujar Ajeti; Dedian Gjoni, shef i krimeve në komisariatin nr.6, Erzen Breçani, ish nëndrejtori i policisë Tiranë; Besmir Muratin; Artan Sulejmanin; Albert Prengës; Bujar Grabovas; Erald Breçanin dhe Ervin Matën.

Gazetarja e Report Tv Keti Banushi e ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn ka deklaruar se grupi kriminal trafikonte sasi të mëdha kokaine në vende të Evropës dhe kryesisht nga vende të Amerikës Latine që nga viti 2021. Ervin Mata, mendohet të jetë koka e grupi

“Aktiviteti i tyre kriminal ka vijuar deri ditët e fundit. Koka e grupit dyshohet se është Ervin Mata”, tha Banushi.

Vetëm për Erzen Breçanin, Besmir Muratin, Dedian Gjonin dhe Bujar Ajetin është ekzekutuar urdhri për arrestin me burg. Kurse disa prej të kërkuave sipas gazetares Banushi dyshohet se ndodhen në Spanjë.

“4 prej personave për të cilët është vendosur masa e sigurisë dyshohet se ndodhen në Spanjë. Sipas SPAK dhe aktivitetin e tyre e kanë jashtë Shqipërisë. Po zhvillohet dhe një operacion paralel në vendet ku ata dyshohet se janë”, u shpreh gazetarja.

“Zyrtarja e policisë kufitare më herët ka punuar te Interpolit. Aktiviteti i saj lidhjet me faktin që ajo ishte pjesë e strukturës së Interpol duke dhënë informacione për dy persona, për ekzekutimin e tyre. Vëllezërit kanë pasur konflikt me grupin në fjalë. Ndodhen në Britani. Ajo ka dhënë informacione për vendndodhjen e tyre”, shtoi ajo.

Sipas SPAK, gjatë ekzekutimit të vendimeve, është ushtruar kontroll në banesa dhe ambiente të tjera, ku janë gjetur dhe sekuestruar shuma monetare, automjete, telefona dhe armë zjarri. Konflikti për trafikun i drogës jashtë vendit, ka sjellë edhe tentativën për të kryer vrasje.

Hetimet për këtë grup, janë kryer në Shqipëri,  në Amerikën e Jugut si dhe në disa vende të tjera në Evropë. Po vazhdohet me dokumentimin e episodeve të tjera të trafikimit të lëndëve narkotike nga Brazili, Kolumbia, Ekuadori dhe vende të tjera të Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian.

Gjithashtu janë dokumentuar pasuri, të cilat janë produkt i kësaj veprimtarie kriminale, për të cilat është kërkuar sekuestrimi i tyre./m.j

Next Post
Ish ministri, ‘alergjik’ ndaj këngës së Adem Jasharit në stadium: Ajo është një këngë e tmerrshme, s’ka lidhje me futbollin

Ish ministri, 'alergjik' ndaj këngës së Adem Jasharit në stadium: Ajo është një këngë e tmerrshme, s'ka lidhje me futbollin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Xi spastron Partinë Komuniste të Kinës, largon 33 zyrtarë të lartë të saj gjatë një mbledhje

Xi spastron Partinë Komuniste të Kinës, largon 33 zyrtarë të lartë të saj gjatë një mbledhje

October 30, 2026
Protestat për vrasjen e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

Protestat për vrasjen e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

October 30, 2026
Mbyllet Novaya Gazeta, gazeta e fundit opozitare në Rusi: Na kanë vrarë!

Mbyllet Novaya Gazeta, gazeta e fundit opozitare në Rusi: Na kanë vrarë!

October 30, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 31 Tetor 2026

October 30, 2026
“Rama ka urdhëruar mercenarë të paguar”, Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës së nesërme

“Rama ka urdhëruar mercenarë të paguar”, Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës së nesërme

October 30, 2026
Sulmohet një grua në Paris, plagoset me thikë në sy të vajzës së saj 6-vjeçare! Autori në arrati

Sulmohet një grua në Paris, plagoset me thikë në sy të vajzës së saj 6-vjeçare! Autori në arrati

October 30, 2026
Theu xhamat e Gjykatës Kushtetuese, në pranga protestuesit 19-vjeçar, procedohen 5 të tjerë

Theu xhamat e Gjykatës Kushtetuese, në pranga protestuesit 19-vjeçar, procedohen 5 të tjerë

October 30, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Zyrtarët evropianë nuk do të marrin pjesë drejtpërdrejt në negociatat për Ukrainën

Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Zyrtarët evropianë nuk do të marrin pjesë drejtpërdrejt në negociatat për Ukrainën

October 30, 2026
Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin

Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin

October 30, 2026
Kandidati për president dhe ish-kryeministri francez merret në pyetje nga autoritetet gjyqësore

Kandidati për president dhe ish-kryeministri francez merret në pyetje nga autoritetet gjyqësore

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In