• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat për vëllain e Xhafajt, Rama: Pse nuk reaguan partnerët?! Dosja u shpërnda anglisht…

by A R
10/05/2018 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të opozitës për mbrojtjen që sipas pakicës politike i është bërë vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj, i dënuar për trafik droge.

Rama deklaroi se lidhur me çështjen, do kishte reagim nga partnerët ndërkombëtarë nëse minsitri do kishte përgjegjësi.

“Rasti më i fundit, kur kjo çështje është shfaqur në mediat pranë SHQUP-it ka qenë në kulmin e përpjekjes për të reformuar drejtësinë. Fakti ëhstë i njohur edhe nga partnerët ndërkombëtarë, dhe nëse në këtë zurrna do kishte një grimcë të vërtete, lidhur me përgjegjësi të çfarëdoi natyre të ministrit tonë të Brendshëm, besoj që asnjë shqiptar nuk e quan të paarsyeshme, bindjen time, se përpara të flisnin këta, do kishte folur miku ynë protagonsit i jetës sonë publike ambasadori amerikan, do kishte folur Bashkimi Evropian, do kishin folur ata që nuk kanë lënë rast pa folur, pasi nuk kanë lënë rast pa verifikuar. Për ta ky është një fakt i njohur dhe nuk përbën asnjë implikim direkt ose indirekt, qoftë të qeverisë së këtyre, se i përket kohës kur qeverisnin këta”, deklaroi Rama.

Rama tha se opozita synon “të arrijnë atë që kanë nisur, të pengojnë çeljen e negociatave”.

“S’ka asnjë kërkesë formale apo infromale nga autoritet et vendit ku ka ndodhur ngjarja për autoritetet shqiptare, për 6 vite me radhë. Nëse nuk ka asnjë kërkesë, nëse nuk ka asnjë përgjegjësi të lidhur me qeverinë apo personalisht me ministrin e Brendshëm, dhe nëse bëhet fjalë në fund të ditës, për vëllanë, dhe jo për të, në një sistem në të cilin secili përgjigjet individualisht përpara drejtësisë, përse del sot. Dua t’ju them se dosja e rizbulimit në të njëjtën kohë që ka dalë në televizor, dhe ka filluar të shpërndahet në anglisht, unë kam mësuar se çfarë do të thoshin këta, nga ata që dosjen e kishin lexuar anglisht. Dhe më pyetën si ka mundësi, dhe pse sot kur ne presim që politika shqiptare të provojë çdo ditë pretendimin e argumentuar për të hapur negociata, ne na vënë përpara një dosje që na e kanë vënë përpara shumë kohë më parë, për një çështje që ne e kemi ezauruar. Ka edhe një element tjetër në këtë orvatje, që do të vazhdojë të bëhet edhe me e ngatërruar, përgatituni të dëgjoni çudira të thëna të rithëna, të rizbuluara, për ta bërë baltë Shqipërisë sa të munden. Se në fund të ditës për të huajt këto muhabete nuk janë për të ndarë kush është djalli, kush është engjëlli, kush i miri dhe kush i keqi”, u shpreh kryeministri Rama”, tha Rama./a.m.

Next Post
Rrëzohet kërkesa e LSI për përjashtimin e Ramës, Byroja: Citoi një poezi

Hapja e negociatave, Rama: Nuk kemi problem skeptikët, por baltën midis nesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In