• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat për varfërinë dhe raportin e BB/ Berisha mashtroi… lexoi raportin e 2014 (që gjithashtu e nxjerr bllof)

by Java News
02/12/2016 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Kryeministri Sali Berisha është i njohur tashmë për politikën e tij “akuzo” se diçka do të mbetet. Por në ndryshim nga herët e tjera, kur për argument përdor në foltoren e Kuvend, “qytetarin dixhital”, apo sigurimsat që i flasin vetëm atij në vesh, ai është munduar të flasë për shifra dhe buxhetin.

Këtë e bëri ditën e djeshme, kur në lumin e akuzave u ndal edhe tek raporti i Bankës Botërore mbi varfërinë në vendin tonë.

Por nëse fotografitë e qytetarit dixhital nuk i kontrollon se ku janë marrë para se ti publikojë me pretendimin e “bombës” së radhës, këtë duket se nuk e bën as kur lexon raportet e BB-së.

Kjo pasi ditën e djeshme, në seancën maratonë, dhe në mesin e replikave të tij për çdo gjë u ndal tek varfëria në vend dhe si është pasqyruar kjo tek raporti  i BB, duke nënkuptuar popullsinë që jeton me 5 dollarë në ditë.

Berisha tha se në vitin 2015, niveli i varfërisë është në shifrën 46,7%, shifër kjo sipas tij referuar raportit të Bankës Botërore. Por këtu vjen edhe gabimi i tij. Sepse nga verifikimet e kryera nga redaksia e Lexo.al, rezulton se në raportin e BB-së, që nuk kishte më shumë se dy javë që ishte publikuar, thuhet qartë që niveli i varfërisë, është 45,3%.

Por nga e ka marrë ish-kryeministri këtë shifër? Jo nga sigurimsat e tij, por bëhte fjalë për nivelin e varfërisë në raportin e vitit 2014 dhe jo në 2015. Kjo do të thotë se niveli i varfërisë në vendin tonë ka ardhur duke u ulur, pra nga 46,7% që ishte në 2014, ka rënë në 45,3% në 2015.

Por si duket tensioni për të akuzuar këdo në Kuvend nuk e ka mbajtur dhe ka përdorur shifrën e parë që i ka dalë në iPad.

Dhe kur bëhet fjalë për shifra, ish-kryeministri duhet ta dijë se në vitin 2012, kohë kur qeveriste ai vetë, niveli i varfërisë ishte 47,5%. Dhe siç kuptohet kjo shifër ka rënë nga viti në vit, aq sa për vitin e kaluar ka shënuar një rënie me 2.2%

Këtu duhet kuptuar se raporti për këtë vit nga ana e Bankës Botërore nuk është publikuar ende, por nga parashikimet që vetë ky institucion ka bërë për vendin tonë, thuhet qartë, edhe pse Berisha nuk e lexoi të plotë fjalinë dje, se niveli i vaarfërisë pritet të bie poshtë 45,3%. Dhe mbi të gjitha vetë Banka Botërore ka parashikuar edhe rritje ekonomike, pra jo vetëm ulje të varfërisë.

Ndoshta herë tjetër Berisha do të bënte mirë të ishte më i sinqertë, sepse kjo nuk është nga ato të vërtetat e sigurimsave të tij, por nga faktet dhe të dhënat e Bankës Botërore./Lexo.al/

Next Post
Zyrtari ukrainas: Rusia do ta njohë Kosovën, nëse e mban Krimenë

Zyrtari ukrainas: Rusia do ta njohë Kosovën, nëse e mban Krimenë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Thirrjet antishqiptare në ndeshjen e Europa League, Crvena Zvezda e pëson keq, UEFA zbulon ndëshkimin

Thirrjet antishqiptare në ndeshjen e Europa League, Crvena Zvezda e pëson keq, UEFA zbulon ndëshkimin

August 26, 2026
Policisë së Shtetit bëhet me 389 efektivë të rinj, ministri Lamallari: Uniforma nuk jep privilegje, por përgjegjësi!

Policisë së Shtetit bëhet me 389 efektivë të rinj, ministri Lamallari: Uniforma nuk jep privilegje, por përgjegjësi!

August 26, 2026
“Makinë propagande”/ Kryeministri i ri i Hungarisë premton pezullimin e mediave shtetërore

Magyar i jep fund “epokës Orban”, qeveria e re hungareze dënon Rusinë dhe mbështet Ukrainën: Moska kërcënim për rendin global

August 26, 2026
Triller në Greqi, oficeri i policisë së Athinës gjendet i vdekur brenda makinës! Ja çfarë zbuluan ekspertët dhe dëshmia e partneres

EMRAT/ Krimi në familjen shqiptare në Greqi, kush janë viktima dhe autori, prindër të tre fëmijëve! Dëshmitë e para

August 26, 2026
“Diçka mund të dalë nga kjo”- Vizita sekrete e shefit të CIA-s në Moskë, flet Trump: Do donim fundin e luftës në Ukrainë!

“Diçka mund të dalë nga kjo”- Vizita sekrete e shefit të CIA-s në Moskë, flet Trump: Do donim fundin e luftës në Ukrainë!

August 26, 2026
Netanyahu për Iranin: Dyshoj se mund të ketë një marrëveshje me këta të egër -

Netanyahu nuk beson te paqja me Iranin: Dyshoj se mund të ketë një marrëveshje me atë bandë dhe me ata të egër!

August 26, 2026
Ndihma me “Starlink” në luftën kundër Rusisë, Zelensky nderon Elon Musk me medaljen e lartë “Urdhri i Lirisë” së Ukrainës!

Ndihma me “Starlink” në luftën kundër Rusisë, Zelensky nderon Elon Musk me medaljen e lartë “Urdhri i Lirisë” së Ukrainës!

August 26, 2026
Kosovë, deputetët e PDK mblidhen në Kuvend, LDK dhe AAK thirrje Kurtit që të thërrasë sonte seancën e konstituimit e të mos shkelë Kushtetutën

Opozita rikthehet në Kuvend, PDK dhe AAK kërkojnë seancë: Ironia e madhe, Kurti e ka ndërtuar identitetin e tij në rrugë dhe kundër institucioneve

August 26, 2026
Kina dhe SHBA-të zhvillojnë “Dialogun e Tretë 1.5” në Pekin, fokusi te marrëveshjet e rëndësishme!

Kina dhe SHBA-të zhvillojnë “Dialogun e Tretë 1.5” në Pekin, fokusi te marrëveshjet e rëndësishme!

August 26, 2026
Luftë me flakët në Dibër, Dajt, Vlorë e Librazhd, Ministria e Mbrojtjes: Situata drejt normalizimit, vetëm 5 vatra aktive! S’ka rrezik për banesat

Luftë me flakët në Dibër, Dajt, Vlorë e Librazhd, Ministria e Mbrojtjes: Situata drejt normalizimit, vetëm 5 vatra aktive! S’ka rrezik për banesat

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com