• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat për shit-blerje të votave në zgjedhje/ Alimehmeti: Dihet kush e ka thesin me para

by E S
24/10/2025 22:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfundimet e OSBE/ODIHR-it kanë sjellë tone të ndryshme nga kampet politike. Nga opozita ka mbështetje të këtij raporti, duke thënë se përfundimet e OSBE/ODIHR-it tregojnë “farsë elektorale”, ndërsa nga mazhoranca nuk ka asnjë reagim.

Lidhur me analizën e këtij raporti, ishte i ftuar në rubrikën “Përballë Lajmit” në Klan News, me gazetarin Besard Jacaj, anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti.

Fillimisht Alimehmeti u ndal tek pika e cilësuar në këtë raport, ku thuhet se “partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative dhe ndikimi institucional, duke e bërë të paqartë ndarjen midis shtetit dhe partisë”. Për këtë, demokrati u shpreh se raporti tregon që partia dhe shteti nuk kanë “kufij të qartë”.

“Kur ata thonë se gara është e pabarabartë dhe nuk bëhet dallimi i shtetit me partisë, ata të kanë thënë fjalët më të forta që kanë, se në atë mënyrë flasin ata. Flasin në gjuhë diplomatike”, tha ai.

Por nuk ishte vetëm kjo pika “qortuese” e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, por gjithashtu dhe shqetësimi për shit-blerje të vullnetit të qytetarëve.

Partia Demokratike e ka akuzuar shpesh herë mazhorancën për blerje apo manipulim të votave, por a ka përdorur opozita mjete për ndikim të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë në vullnëtin e qytetarëve? Për këtë, Alimehmeti e ka mohuar një gjë të tillë, por mohimi erdhi përmes ironisë, duke bërë krahasimin e tij me kampin rozë.

“A ka shqiptarë që nuk e di se kush e ka fuqinë e blerjes së votës në Shqipëri? Ku janë gjithë fuqitë e mbledhura? E dinë shqiptarët shumë mirë. E di shumë mirë, unë kam qenë në fushatë, kam qenë në terren dhe vij nga terreni edhe sot që flasim. Në çdo zonë që ulesh për kafe, të ulesh në tavolinë, mund të thonhë fare mirë sa i blen, sa ka blerë në total, e me radhë, e me radhë. Në qoftë se ne mendojmë se fuqia e partisë-shtet është e krahasueshme me fuqinë e opozitës, në aspektin monetar, atëhere me të vërtetë asnjë prej nesh nuk jeton në Shqipëri, të gjithë jetojmë në Hënë, në Mars, apo ku di unë diku tjetër.

Që të bësh tentativë, do të thotë të kesh thesin me para këtu mbrapa. Tani, thesin me para këtu mbrapa kush e ka? Se unë nuk e kam pasur, të flasim shumë qartë.

Në krahun tjetër në garë, ishin dhe disa ministra të PS. Kush mendoni se e ka fuqinë ekonomike dhe mbështetjen më të madhe të administratës nga mbrapa. E kam unë? Apo e kanë ministrat?”, tha ai.

Kujtojmë se përfundimet e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 11 majit dolën ditën e enjte, 23 tetor 2025.

ODIHR ka kërkuar nga Shqipëria realizimin e pesë pikave kryesore.

Bëhet fjalë për:

Reformimin e kuadrit zgjedhor në mënyrë gjithëpërfshirëse

Depolitizimi i administratën zgjedhore në nivelet e ulëta

Sigurimi i kushte të barabarta në garë, duke ndalur përdorimin e burimeve shtetërore

Rritjën e transparencës së financimit të fushatave

Zgjatja e edukimit të votuesve për përdorimin e teknologjisë në votim.

Next Post
“Ke theks të bukur, por s’të kuptoj çfarë thua”, Trump nuk kupton pyetjen e gazetares franceze

“Ke theks të bukur, por s'të kuptoj çfarë thua”, Trump nuk kupton pyetjen e gazetares franceze

Comments 1

  1. Baca says:
    2 months ago

    Thesin me para e ka ai qe s’ja permend dot emrin ti, se te tredhe nga koka. 6 milion euro per te paguar nje fuqi m*ti nga Amerika per fushate, pa perfshire shume te tjera per te lobuar heqjen e non grates. Dhe keto i kane para xhepi, njelloje si ti heqesh nje qime derrit. Na thinje t*apin duke bere cdo dite palacon nga nje studio ne tjetren.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
Pezullimi i Ballukut, Avokati: Vetëm në Afrikë ka patur raste të ngjashme! Ashpërsimi i masës ndodh vetëm kur…

Pezullimi i Ballukut, Avokati: Vetëm në Afrikë ka patur raste të ngjashme! Ashpërsimi i masës ndodh vetëm kur…

December 18, 2025
Shefi i NATO-s alarmon SHBA: Kina po ndërton ushtrinë 200 herë më shpejt

“Reagimi do jetë shkatërrues”, Rutte: Ukraina do të jetë vija e parë e mbrojtjes

December 18, 2025
“Nuk e ushtronte autoritetin për…”, Rama flet për babain: I detyrohem një gjë të madhe…

“Nuk e ushtronte autoritetin për…”, Rama flet për babain: I detyrohem një gjë të madhe…

December 18, 2025
Berisha tregon bashkëbisedimin me Ramën në foto: Më tha të varet nga një komunist dhe anëtar i KQ në shtyllë

“Më lëkundeshin gjunjët”, Rama kthehet 35 vite pas: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh!

December 18, 2025
“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In