“Koronavirusi është me origjinë natyrale, siç ka ndodhur më parë me Ebola dhe Sars. Por nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë të dhëna ndryshe, Organizata Botërore e Shëndetësisë i fton që ti ndajë”.
Është kjo deklarata e bërë nga Mike Ryan, kreu i programit të emergjencës shëndetësore në OBSH, duke iu përgjigjur gazetarëve lidhur me deklaratat që vijnë nga SHBA se virusi ka dalë nga një laborator kinez.
Eksperti kujtoi studimet shkencore të cilët analizuan sekuencat genetike të virusit, duke e përkufizuar Sars-Cov-2 me origjinë natyrale.
“Ka ende një zbrazëti, nuk dimë ende me siguri të gjithë rrugën e kalimit nga kafshët tek njeriu. Bëhet fjalë për informacion të rëndësishëm edhe për studimin e ilaçeve dhe vaksinës”, tha ai.
Sipas tij, askush nuk mund të pranojë një botë, ku disa njerëz të jenë të mbrojtur nga Covid-19 dhe të tjerë jo, duke nënvizuar domosdoshmërinë e mbrojtjes së të gjithëve.
g.kosovari












OBSh s esht me institucion i besushem.