• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat për manipulim të votave të diasporës, Marjeta Mikeli i përgjigjet Topallit: Njëlloj si në fletërrufetë e kohës së shkuar, shihemi në gjykatë!

by B K
05/05/2025 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E deleguara politike për diasporën në PD, Jozefina Topalli, ka akuzuar ditën e sotme se dorëzimi i votave të emigrantëve ka dalë jashtë kontrollit.

Sipas Topallit, punonjësja e Ambasadës në Itali, Marjeta Mikeli ka mbledhur zarfet në mënyrë te paligjshme.

Një fakt që Mikeli e konsideron shpifje. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, kjo e fundit ka deklaruar se këto pretendime janë plotësisht të pavërteta dhe të pabazuara, ndërsa ngjajnë me fletërrufetë e kohës së shkuar.

“Asnjëherë, në asnjë moment dhe në asnjë formë nuk kam qenë e përfshirë në ndonjë veprim apo proces që bie ndesh me ligjin apo që cenon integritetin e procesit zgjedhor” shkruan Mikeli, teksa shton se duke qënë se kjo përdorje mediatike e emrit të saj ka prekur familjarët e të afërmit në ditët në vazhdim do t’i drejtohet organeve kompetente.

Unë, Marjeta Mikeli, dëshiroj të bëj një sqarim publik në lidhje me përmendjen e emrit tim nga zonja Jozefina Topalli në një konferencë për mediat në kontekstin e pretendimeve për përfshirje në grumbullimin e zarfeve të votuesve të diasporës.

Deklaroj qartë dhe prerë se këto pretendime janë plotësisht të pavërteta dhe të pabazuara. Asnjëherë, në asnjë moment dhe në asnjë formë nuk kam qenë e përfshirë në ndonjë veprim apo proces që bie ndesh me ligjin apo që cenon integritetin e procesit zgjedhor.

Si punonjëse e Ambasadës shqiptare në Itali, kam ushtruar dhe vijoj të ushtroj detyrën time me përgjegjësi, korrektësi dhe në përputhje me ligjin dhe etikën institucionale. Përdorimi i emrit tim në kontekste të tilla të pavërteta përbën cenim të integritetit tim profesional dhe personal.

Kërkoj nga të gjitha mediat dhe aktorët publikë që të përmbahen nga përhapja e dezinformatave dhe të respektojnë të drejtën time për një reputacion të pastër. Do të ndjek të gjitha hapat ligjorë të nevojshëm për të mbrojtur emrin dhe figurën time.

Sot gjeta emrin e mbiemrin tim në faqe portalesh me një akuzë sa të shëmtuar dhe të pavërtetë, trasmetuar nga ana juaj, në një konferencë për shtyp.

Kuptoj që jemi në kohë fushate por arritja politike e këtyre 30 vjeteve duhet t’iu  kishte mësuar që për të mirën e vendit nëse ka sinjalizime për cënim të të drejtës së votës cilido nga ne duhet t’i drejtohet organeve kompetente e jo të valëviten nëpër konferenca për shtyp emra personash pa asnjë të keq njëlloj si në fletërrufetë e kohës së shkuar.

Duke qënë se kjo përdorje mediatike e personit tim ka prekur familjarët e të afërmit e mi në ditët në vazhdim do t’i drejtohem organeve kompetente”, shkruan ajo.

Next Post
Gara në Shkodër/ Partia Socialiste rritje me 13 pikë, PD me tkurrje të madhe

Gara në Shkodër/ Partia Socialiste rritje me 13 pikë, PD me tkurrje të madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj uron Kosovën: Shpresoj që procesi i drejtuesve të UÇK-së të përfundojë me drejtësi

February 17, 2026
Aleati i Putinit paralajmëron fuqitë europiane: Rusia mund të përdorë marinën për të mbrojtur anijet e saj

Aleati i Putinit paralajmëron fuqitë europiane: Rusia mund të përdorë marinën për të mbrojtur anijet e saj

February 17, 2026
VIDEO/ 1 metër dëborë në rrugën Qafë Thore-Theth, ARRSH: Shoferët kujdes të shtuar gjatë udhëtimeve

Ortekët bllokojnë aksin Qafë Thore-Theth, ARRSH: Rrezikshmëri e lartë, shmangni lëvizjet

February 17, 2026
“677 milionë shikues” – Galaja e Festës së Pranverës thyem rekordet e transmetimit

“677 milionë shikues” – Galaja e Festës së Pranverës thyem rekordet e transmetimit

February 17, 2026
“Newborn” rrethohet me hekura, simbolikë kundër gjyqit në Hagë: Kosova e burgosur

“Newborn” rrethohet me hekura, simbolikë kundër gjyqit në Hagë: Kosova e burgosur

February 17, 2026
Pavarësia / Osmani: Kosova u ndërtua mbi sakrificën e brezave; Kurti: Lëvizja pa viza dhe aplikimi në BE, arritje që na bëjnë krenarë

Pavarësia / Osmani: Kosova u ndërtua mbi sakrificën e brezave; Kurti: Lëvizja pa viza dhe aplikimi në BE, arritje që na bëjnë krenarë

February 17, 2026
SPAK pezulloi Erion Ismailin si nëndrejtor i Policisë së Tiranës, ja kush komandohet në vend të tij

SPAK pezulloi Erion Ismailin si nëndrejtor i Policisë së Tiranës, ja kush komandohet në vend të tij

February 17, 2026
Manovra e mazhorancës, lakmuesi i një reforme të re në drejtësi?

Manovra e mazhorancës, lakmuesi i një reforme të re në drejtësi?

February 17, 2026
Nga deklarimi i llogarisë bankare te faturat e fiskalizuara, si do aplikohet për kompensimin e DIVA

Nga deklarimi i llogarisë bankare te faturat e fiskalizuara, si do aplikohet për kompensimin e DIVA

February 17, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

Nuk ka më pezullime ministrash!/ Beqiri: Kushtetuesja u pozicionua politikisht

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In