• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat për Lajçak si i lidhur me Serbinë, opozita: Kurti po i bën dëmin më të madh Kosovës

by A R
18/09/2023 13:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akuzat e Albin Kurtit ndaj të dërguarit të posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak, për opzoitën janë tregues i dështimit të tij në procesin e dialogut. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka quajtur “vajtim dhe dëshmi e paaftësisë së tij për të udhëhequr këtë proces” duke hedhur akuza se Kurti nuk ka bërë transparencë në Kuvend, siç parashikohet në Rezolutë.

Ai bën fajtor të drejtpërdrejtë Kurtin, duke thënë se po i bën dëmin më të madh Kosovës.

“1. Raportimi i sotëm para mediave lidhur me dialogun i Kryeministrit ishte vajtim dhe dëshmi e paaftësisë së tij që të udhëhequr këtë proces: (i) me vizion të qartë dhe insistim vetëm për njohje reciproke, (ii) në koordinim me aleatët dhe (iii) me konsensus të brendshëm politik për këtë proces të rëndësishëm.

2. Raportimi lidhur me dialogun duhet të bëhet në Kuvendin e Kosovës, siç e kërkon Rezoluta e Kuvendit, ku thuhet: “Kryeministri raporton në Kuvend para dhe pas çdo takimi në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi”. Kujtojmë se në dy vite dialog, vetëm një informatë është dhënë në Kuvend nga Kryeministri në një seancë të kërkuar nga opozita.

3. Fatkeqësisht, Kurti i ka bërë dëm të madh Kosovës duke e degraduar dialogun nga: “Dialog për marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme, për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve”, në “Dialog për menaxhim të krizave”. Duhet thënë se krizat janë provokuar nga Serbia, por ato janë menaxhuar keq dhe pa koordinim me aleatët nga ana e Qeverisë së Kosovës.

4. Për herë të parë Kosova është e vetme në dialog karshi Serbisë. Fatkeqësisht, duket se Qeveria e Kosovës sot nuk e ka afër asnjë aleat për konsultime paraprake, siç ka ndodhur gjithmonë në procese negociatore të Kosovës me Serbinë.

5. Sot, asnjë konsultim për dialog nuk ka mes partive politike të pozitës dhe opozitës, siç ka ndodhur në të kaluarën. Në qeverinë paraprake, kur dialogu nisi për marrëveshje për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve, ishte formuar “Forumi i partive politike” për informim të rregullt dhe konsultime me partitë politike. Ky forum ka mbajtur disa takime, ku janë informuar partitë politike të pozitës dhe opozitës”, shkruan Hoti.

Ky reagim vjen pas deklaratës së Kurtit se Lajçak ka pasur një koordinim me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç e se për këtë do të njoftonte dhe Bashikimin Europian.

/a.r

Next Post
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Himarë, Mitrovicë, OKB

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm në Letoni, avionët e NATO-s rrëzojnë një mjet ajror pa pilot

Alarm në Letoni, avionët e NATO-s rrëzojnë një mjet ajror pa pilot

August 14, 2026
Njëri dhunoi kunatën, tjetri babain/ Pas kontrollit iu gjenden armë e tritol, dy në pranga në Lezhë dhe Kurbin

Njëri dhunoi kunatën, tjetri babain/ Pas kontrollit iu gjenden armë e tritol, dy në pranga në Lezhë dhe Kurbin

August 14, 2026
Trump vendos tarifa deri në 100% për dronët e importuar

Trump vendos tarifa deri në 100% për dronët e importuar

August 14, 2026
PDK sërish ‘ia zë’ derën Kurtit: Do vazhdojmë deri në rikthimin e rendit kushtetues

PDK sërish ‘ia zë’ derën Kurtit: Do vazhdojmë deri në rikthimin e rendit kushtetues

August 14, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Edhe horoskopi është më frymëzues se narrativat e opozitës politike

August 14, 2026
“Synonin të vrisnin 4 mijë njerëz njëkohësisht”, Hezbollah akuza Izraelit për shpërthimet në Liban: Kaloi vijën e kuqe

Vëllezërit përplasen për pronat në Vlorë, ndërhyrja e Policisë shmang vrasjen. Një i arrestuar

August 14, 2026
Sulmi izraelit vret shefin e policisë së Gazës

Sulmi izraelit vret shefin e policisë së Gazës

August 14, 2026
Farage merr mandatin e deputetit, ‘armiku’ i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

Farage merr mandatin e deputetit, ‘armiku’ i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

August 14, 2026
Spalletti ngre “murin” te Juventusi, pas Celik vjen edhe kolumbiani Lucumi

Spalletti ngre “murin” te Juventusi, pas Celik vjen edhe kolumbiani Lucumi

August 14, 2026
Zjarret në vend: 14 vatra ende aktive, problematike situata në periferinë e Tiranës dhe në Lurë

Zjarret në vend: 14 vatra ende aktive, problematike situata në periferinë e Tiranës dhe në Lurë

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com