• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat për kolegjin turk, Idrizi i përgjigjet Berishës: S’ka burrë nëne të më kërcënojë mua! Ankoroje ‘anijen’ në port tjetër…

by A R
27/09/2022 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Biznesmeni Sinan Idrizi ka folur në emisionin “Të Paekspozuarit”, për blerjen e godinës së “Mehmet Akif”, shkollë turke e cila u mbyll pak ditë më parë nga qeveria.

Idrizi tha se ka investuar dhe do të vijojë të investojë në arsim dhe mohoi kategorikisht që miqësia e tij me presidentin Erdogan, të ketë lidhje me faktin se ai po ble shkolla. Megjithatë, ai pranoi se ka bashkëpunuar në të shkuarën me fondacionin “Maarif” (pranë Erdogan).

Më tej, Idrizi tha se Sali Berisha duhet të ndalë kërcënimet, duke iu referuar thirrjes së ish kryeministrit, që biznesmeni të ndalet në këtë sipërmarrje që lidhet me shkollat.

Ylli Rakipi: Keni blerë godinën e Mehmet Akif. Përse ju duhet kjo godinë?

Sinan Idrizi: Kam blerë godinën në Korçë të Medresës. Kam blerë në Shkodër, në Berat, etj, informohuni. Jam duke blerë një zinxhir shkollash. Dua të investoj në arsim. Është viti i tetë që unë sponsorizoj studentët ekselentë. Nuk erdha si rrufe në qiell të hapur.

Ylli Rakipi: Si ju lindi kjo ide për të bërë shkolla? Sepse ju keni bërë biznese të tjera. Ka zëra se shkollat tuaja po bëhen për të zëvendësuar shkollat e Gylenit dhe shkollat tuaja janë pro mikut tuaj Erdogan?

Sinan Idrizi: Brenda kësaj ka disa tema të ndryshme. Unë dua të investoj në këtë sistem arsimor. Kam tetë vite që investoj dhe kam hyrë në kontakt të drejtpërdrejtë dhe kemi bërë aktet shitblerje. Ku është problemi këtu? Teoritë e komplotit nuk janë problemet e mia.

Ylli Rakipi: Thuhet se ju si mik i Erdogan po blini një rrjet shkollash.

Sinan Idrizi: Miqësia ime me Erdogan nuk ka lidhje me shkollat. Përse i miksojnë këto me bindjet e mia politike? Unë kam bërë marrëdhënie korrekte biznesi me poseduesit e shkollave. Unë nuk i kam vjedhur njeriu shkollën.

Ylli Rakipi: Berisha ju ka akuzuar konkretisht. Si i përgjigjeni?

Sinan Idrizi: S’kam çfarë ti them unë fare. Nuk ka burrë nëne të më kërcënojë mua për investimin tim. Ka gjetur njeriun e gabuar për të kërcënuar. Ta ankorojë anijen në port tjetër…

/a.r

Next Post
Deklarata tronditëse e avokates: Vajzat shqiptare u janë shitur arabëve

Deklarata tronditëse e avokates: Vajzat shqiptare u janë shitur arabëve

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    4 years ago

    Kjo eshte kure i quajturi shtet tallet me shqiptaret,edvin pederasti akome me i ndyre se 2 monstrat,plaku barbar i vicidolit e liri i cepanit,kta kriminele shkatrruan vendin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In