Akuzat për favorizime/ Veliaj: Më gjeni një kontakt, telefonatë apo mesazh ku të kem interferuar! I kam thënë njerëzve të votojnë…

Arion Veliaj 5

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka hedhur poshtë akuzat se ka interferuar për kandidatë të veçantë socialistë në zgjedhjet e 25 prillit.

Veliaj fton akuzuesit ti gjejnë një mesazh, telefonatë apo kontakt ku ti provojnë që ka favorizuar kandidatë të caktuar.

Kryebashkiaku pranon se ka ftuar njerëzit të votojnë PS, por cil kandidat që ju donte zemra.

PJESË NGA INTERVISTA

PYETJA: Megjithatë akuza që ju është bërë që herë pas herë ju keni bërë dhe qepje të caktuara elektorale sipas preferencave të Erion Veliaj. Jo thjesht partisë tuaj.

VELIAJ: Unë e kuptoj që sa jam fitues nuk kam qenë gjithmonë fitues, kam qenë dhe humbës.

PYETJA: Shumë vite më përpara.

VELIAJ: Dakord! Shumë vite më përpara nuk duhet të na zë dhe të na veli fitorja për të mos kujtuar kohët kur kemi qenë humbës. Unë e mbaj mend nga koha ime në 2009 humba për 14 vota mandatin në Berat. Gjëja më e thjeshtë ishte të fajësoja dikë tjetër, gjëja më e vështirë të thosha po sikur të kisha bërë një orë më shumë punë, po sikur të kisha takuar dikë që ndoshta nuk i dhashë dhe shumë rëndësi mund ti kisha marr dhe ato 14 vota. Kështu që këtë unë e kuptoj. Por kush nuk është ndjerë mirë nga rezultati thonë që ma ka bërë dikush.

PYETJA: Ju e kuptoni që ka disa zëra të tillë brenda PS?

VELIAJ: Unë jetoj në këtë qytet edhe militoj në atë parti. Kështu që ftesa për miqtë e mi është nëse më gjeni një kontakt, një telefonatë, një mesazh që unë të kem interferuar në këtë garë unë do ta lë këtë punë sot. Një të vetëm. Pra unë ti kem thënë Kol Ballës voto për këtë, apo kameramanit jepja këtij. I kam thënë njerëzve kë t’ju dojë zemra, por duhet të jetë Partia Socialiste dhe këtë nuk ka Zot në bot të ma kundërshtojë. Kështu që ftesa për miqtë e mi është që ju dua fort. Sigurisht që dhe mua më trishton ku ka njerëz që unë i kam promovuar përditë dhe i kam pasur në krahë dhe kam qenë tek ato vende edhe më shpesh, edhe me prezencë mediatike. Sigurisht që kjo më trishton më ligështon por ka mirëkuptim sepse them nuk doli pritshmëria, ndihet keq duhet fajësuar dikush, por unë them siç duhet qenë fitues të mirë, fitues të përulur edhe të menaxhohet fitorja me përulësi me këmbë në tokë pa arrogancë duhet të qenë dhe humbës të mirë. Duhet të kuptojmë që nuk është fundi botës, ngrihemi vazhdojmë ka plot punë për të bërë. Po të gjejmë armikun mes nesh do përfundojmë ashtu siç ka përfunduar PD. Kështu që Partia Socialiste këtë analizë do ta bëjë tani në vjeshtë edhe për bashkinë e Tiranës dhe besoj do qetësohen të gjitha. Koha është një ilaç që shëron gjithçka.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com