• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat për falsifikim, Xhafaj: Vëllai im nuk është në kushtet e nenit 491!

by A R
16/05/2018 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka folur ditën e sotme për herë të parë për akuzat e bërë për vëllain e tij, Agron Xhafajn.

Në një dalje për mediat, Xhafaj ka theksuar se nuk ka asgjë të vërtetë se ai ka falsifikuar nenin e ekstradimit.

Xhafaj është shprehur se nenin në fjalë është me standarde europiane, ndërsa shtoi se vëllai i tij nuk do të përfitonte nga ky nen.

Ministri i Brendshëm, sqaroi se neni ka të bëjë me ato raste kur një person është dënuar në vende të huaj dhe ka qenë i përfaqësuar në mungesë nga një avokat i shtetit ku është bërë gjyqi.

“Është akuza më qesharake që kam dëgjuar për veten time. Edhe sot, nuk ju besoj veshëve kur e dëgjoj këtë akuzë. Qesharak komplet këta lloj njerëzish. Pa pikë personaliteti. E kam të vështirë që të besoj që, edhe pse nuk kam asnjë simpati personale dhe politike për ata që më akuzojnë  për këtë çështje, dhe më duket sinqerisht shumë çudi se si njeriu pranon të jetë dhe të vet shpallet injorant. Në këtë rast nuk mundet t’ju thuash as spekulant politik.

Nuk dua të zgjatem se, besoj të paktën për shumicën që ka tentuar sadopak të mësojë të vërtetën, është i qartë absurditeti i kësaj akuze. Unë akuzohem se si kryetar i komisionit të ligjeve, për të shpëtuar vëllain tim nga burgu, kam ndryshuar draftin e nenit 491 të KPrP, të miratuar në komisionin parlamentar, (pra në çdo rast ka “falsifikuar” një draft) dhe për votim Kuvendit i është paraqitur, jo drafti i komisionit parlamentar, por drafti “i falsifikuar” nga unë. Dhe deputetët e kanë votuar “pa e parë”. Se kështu i bie sipas logjikës Zhvejkjane. Dhe tani, pas disa muajve, disa prej këtyre deputetëve pa pikë turpi, duke pranuar që janë sylesh vetëm e vetëm që të arrijnë qëllimin e tyre të mbrapsht politik, thonë që na e hodhi Fatmir Xhafaj. Po këtë e thonë me delikatese. E falsifikoi. Thonë. Komplet qesharak.

Gjithsesi, unë kam detyrimin që të jem serioz dhe t’ju jap përgjigjen që duhet.

1) nuk ka asnjë kontribut timin teknik në këtë çështje, si njërin variant të draftit, ashtu edhe në variantin tjetër. Por, e mbroj fort atë, si një nen që është në përputhje me konventat, me kushtetutën dhe të dobishëm për qytetarët shqiptarë;

2) kjo pikë e nenit 491, është një standard ndërkombëtar. Nuk e kemi shpikur dhe as jemi ne të vetmit. Është mot a mot përcaktimi i nenit 3, të Protokollit të Dytë Shtesë të Konventës Evropiane për Ekstradimin.

Për të gjithë ata që duan të dëgjojnë, Shqipëria e ka ratifikuar këtë konventë që në vitin 1998, pra ky lloj kushti ishte, gjithsesi i zbatueshëm në sajë të përparësisë që marrëveshjet ndërkombëtare kanë mbi legjislacionin vendas, sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Pra, edhe amendimi i Kodit, i cili reflekton protokollin e dytë është thjesht një rregullim; nuk është risi, pasi kjo disiplinë është në fuqi që nga viti 1998. Për më tepër, të njëjtën disiplinë e kanë adoptuar dhe e zbatojnë të gjitha vendet evropiane, duke filluar që nga Austria e duke mbaruar te Zvicra. Në të gjitha këto shtete, në rastet e vendimeve gjyqësore në mungesë, ekstradimi është i mundshëm, vetëm nëse shteti kërkues jep garanci për rigjykim.

E për më tepër, ky parashikim është reflektuar e zeza mbi të bardhë, në ligjin për marrëdhëniet ndërkombëtare juridiksionale, hartuar dhe miratuar në vitin 2009, pikërisht nga këta që sot janë në opozitë dhe që nuk lënë gjë pa thënë për këtë fakt !!

3) Ky rregullim i ri në Kodin e Procedurës, por në fuqi më parë në ligjin e sipërcituar, nuk ka lidhje me rastin e vëllait tim Agron Xhafaj dhe është sërish një mashtrim i rëndë publik.

Dispozita e thotë qartë, mbrohen vetëm ata që janë dënuar në mungesë, pra, në kushtet kur nuk është siguruar e drejta për një proces të rregullt ligjor sipas nenit 6, të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Është e vërtetë që Italia është dënuar shpesh nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, por kjo gjykatë i ka konstatuar si shkelje vetëm ato procese, ku i pandehuri nuk ka marrë pjesë dhe nuk ka caktuar një mbrojtës, por i është caktuar një mbrojtës kryesisht. Në rastin konkret, im vëlla ka qenë i përfaqësuar nga një mbrojtës jo i caktuar kryesisht dhe teknikisht nuk mund as të konsiderohet, besoj, si gjykim në mungesë, për efektet e ekstradimit dhe për rrjedhojë, nuk jemi në kushtet e nenit aktual 491, të KPrP.”, tha Xhafaj./a.m.

Next Post
Tirana kamione por…e Kategorisë së Parë, lojtarët nuk festojnë

Tirana kamione por...e Kategorisë së Parë, lojtarët nuk festojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Situatë e vështirë me zjarret në Mallakastër, evakuohet një familje, ndërhyjnë pesë repartet e zjarrfikësve

Situatë e vështirë me zjarret në Mallakastër, evakuohet një familje, ndërhyjnë pesë repartet e zjarrfikësve

August 4, 2026
Kontrolle në Durrës dhe Golem për zhurmën në lokale, në terren edhe policë italianë

Kontrolle në Durrës dhe Golem për zhurmën në lokale, në terren edhe policë italianë

August 4, 2026
“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Shansi i fundit për Iranin, më pas kapitullimi”, Trump lëshon ultimatumin, Amerikës i mbarojnë raketat

August 4, 2026
‘Kriza’ në Aeroportin e Vlorës, qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës

‘Kriza’ në Aeroportin e Vlorës, qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës

August 4, 2026
Paradoksi: Nafta u importua 136 dollarë/ton më lirë, por në pompa mbetet 214 lekë/litër

Paradoksi: Nafta u importua 136 dollarë/ton më lirë, por në pompa mbetet 214 lekë/litër

August 4, 2026
U shpall non-grata nga Shqipëria, reagon Halimi. Kam marrë pjesë në dy luftërat e UÇK. Isha në Shkodër dhe…

U shpall non-grata nga Shqipëria, reagon Halimi. Kam marrë pjesë në dy luftërat e UÇK. Isha në Shkodër dhe…

August 4, 2026
Lufta kaplon Rusinë, Ukraina i vë flakën Moskës, viktima në të dyja anët

Lufta kaplon Rusinë, Ukraina i vë flakën Moskës, viktima në të dyja anët

August 4, 2026
Shpërthen kondicioneri, digjet banesa dykatëshe në Fiershegan të Lushnjes

Shpërthen kondicioneri, digjet banesa dykatëshe në Fiershegan të Lushnjes

August 4, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Një reformë pa vetëqeverisje

August 4, 2026
Shpërthime lufte në Francë, zjarret zbulojnë qindra bomba të Luftës së Dytë Botërore

Shpërthime lufte në Francë, zjarret zbulojnë qindra bomba të Luftës së Dytë Botërore

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com