• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Akuzat për emërimet, Tatimet: Basha të heqë dorë nga fjalori i rrugës, punonjësit me konkurs

by Ben Andoni
31/10/2015 15:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Administrata Tatimore pas akuzve të kryedemokratit Basha ka reaguar menjëherë duke i dënuar dhe cilësuar si shpifje të gjitha deklaratat për emërime politike në rradhët e saj.

Reagimi i plotë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shpreh keqardhjen më të thellë për lumin e shpifjeve që lëshoi sot në adresën e Administratës Tatimore, kryetari i Partisë Demokratike.

Zoti Basha doli me një listë të sajuar emrash, të cilët sipas tij janë emëruar në Administratën Tatimore në bazë të kërkesave të partive të koalicionit. Me siguri kryetari i PD nuk e ka marr vesh akoma se ne, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nuk kryen emerime punonjësish prej fillimit të vitit 2014. Çdokush që punësohet në këtë drejtori, kalon përmes konkurseve të Departamentit të Administratës Publike, të cilat monitorohen nga Bashkimi Europian.

Komisioni Europian nga ana e tij e vlerëson me nota shumë pozitive këtë proces dhe ndryshe nga kryetari i PD që përgojon e denigron gjithëkënd, ka shprehur vazhdimisht konsiderata të veçanta për rekrutimet në Administratën tonë, ashtu sikundër edhe FMN e Banka Botërore. Koha e politizimit të Administratës Tatimore ka marrë fund dhe përpjekja jonë drejt rritjes së profesionalizmit të kësaj administrate është e përditshme, edhe falë mbështetjes së institucioneve ndërkombëtare.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve konfirmon me përgjegjësi të plotë se shumë nga emrat e përgojuar prej zotit Basha nuk kanë asnjë lidhje me punën tonë, ndërkohë që plot nga tatimorët që sipas tij janë punësuar nga partitë, në fakt janë larguar nga puna në këtë drejtori për shkelje ligjore e administrative të llojeve të ndryshme.

Prandaj, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e sheh me vend t’i bëjë apel kryetarit të opozitës që të heqë dorë nga fjalori i rrugës dhe nga sharjet e shpifjet vulgare të cilat nuk janë në kodin etik të asnjë familjeje e qytetari normal të Republikës së Shqipërisë. Ne mirëpresim çdo kritikë nga kushdo dhe zoti Basha duhet ta bëjë detyrën e tij duke na kritikuar në emër të qytetarëve, jo duke na hedhur baltë si të ishte përfaqësues i kundërshtarëve të betuar të ligjit, të moralit qytetar dhe të normave më elementare të komunikimit njerëzor.

Faleminderit !

Next Post

"Bomba" Vildane Zeneli 'kërcënon' me të pasmet "Ik q..."

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

April 11, 2026
Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

April 11, 2026
“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

April 11, 2026
“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

April 11, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 12 prill 2026

April 11, 2026
“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

April 11, 2026
Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

April 11, 2026
Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

Apeli uli dënimin për vrasësin e të birit, flet babai i Novruz Cenalisë: Më ra si bombë, ishte vrasje për herë të dytë

April 11, 2026
Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curri

April 11, 2026
Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In