• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat për censurimin e një emisioni, Veliaj: Na lini të punojmë! Këtë e keni bërë vetë 8 vite rresht

by A R
11/10/2016 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike për censurimin sipas kësaj force pollitike të një emisioni në “Vizion Plus” që investigonte mbi vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në Sharrë. Sipas opozitës, Veliaj ndërhyri për të mos u transmetuar emisioni që vërtetonte sipas selisë bluabuzimet në Sharrë nga pushteto lokal. Por këto akuza janë hedhur poshtë nga kryebashkiaku Veliaj. Sipas tij,  këto akuza të pabaza nuk bëjnë veçse vetëdiskretitimin e atyre që hedhin baltë ndaj punëve të mira që po bëhen në Tiranë.

Deklarata e Veliajt:

Jam informuar dje nga nje deklarate e Partise Demokratike dhe mediat e koordinuara prej saj me akuzat e rradhes – thuajse te perditshme – kesaj here per nje emision te patransmetuar ne Vizion Plus.

Me nje mori punesh qe ka Tirana, as nuk kam kohe e as interes te merrem me çdo histori qe shpiken ne dhoma montazhi, seli partie e duzine portalesh prane tyre. As nuk e kam pare emisionin, as nuk i njoh gazetaret, e as kam kontaktuar KURRE me Vizion Plus. Sfidoj kedo qe ben gazetari te mirefillte te provoje te kunderten! Por kushdo qe me njeh, e di se sa i fokusuar jam ne punet e Tiranes e sa nuk harxhoj kohe fare me litanine e perditshme te PD e mercenareve te tyre – se besoj se qyteti ndertohet me pune, jo me helm!

Sigurisht qe per PD e shpuren e tyre, humbja e Tiranes –  pa lene asnje gjurme gjate qeverisjes – eshte nje parathenie e humbjes se 3-te rrjesht pas pak muajsh. Por ky nuk eshte problemi im e i Tiranes, njerezit duan pune konkrete e jo baltovine konstante! Te akuzosh te tjeret pa asnje prove per dicka qe sistematikisht e ke bere vete 8 vjet eshte menyra me naive se si te vetediskreditohesh!

Ne 1 vit, Tirana ka hapur 100 kantiere pune – ka me shume rruge, shkolla, kopshte, cerdhe e kende lojrash! Ka sot nje jete artistike, kulturore e turizem te paprecedente me pare. Ka nje Bashki me 3 turne ne pune dhe nje qytet me te paster, me te ndricuar e me te gjelber. Sado te perpiqen me histeri e kuje nuk bindin dot 1 milione deshmitare te ketij ndryshimi frymezues per qytetin e me jehone ne gjthe rajonin.

Une do shqetesohem realisht kur te vije dita qe PD e portalet e saj te mos sulmojne – aty do kuptoj qe s’kemi punuar mjaftueshem ate dite e qe duhet te perpiqem me shume! Por per sa kohe batareja e ligesise nuk ndalet, atehere jemi ne rruge te mbare!

Tani ju lutem na lini te punojme, ndersa ju vazhdoni punen tuaj te shpifjeve dhe sulmeve si cdo dite keto 13 muaj. Me shprese, tek e treta e verteta – humbja e ardhshme – do kuptoni se kjo kulture e shemtuar nuk solli dobi as per ju, se per vendin jo e jo! Puna or miq ju nxjerr ne drite, jo cezma e helmit, sajesave e trillimeve! Ju vazhdoni me sterkembshat, por jua them fort e qarte – TIRANA NUK NDALET!

Me e mira eshte perpara dhe do ta arrijme me 1 milione zemra te tjera me pune te palodhur, optimizem kronik e fokus tek qyteti! Falemnderit!

/a.m.

Next Post
Partia Republikane rikonfirmon mbështetjen për Donald Trump

Partia Republikane rikonfirmon mbështetjen për Donald Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

March 17, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

March 17, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

March 17, 2026
Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

March 17, 2026
“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

March 17, 2026
Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

March 17, 2026
Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

March 17, 2026
ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

March 17, 2026
Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

March 17, 2026
A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In