• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Akuzat për Babanin/ Bardhi: Kemi prova për probleme të rënda, së shpejti do të dalin

by Java News
10/09/2019 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi garantoi opinionin publik se do të bëjë transparencë të plotë për rastin e kandidatit socialist për bashkinë e Vaut të Dejës, Mark Babani, per te cilin sot PD publikoi kerkesen qe i ka cuar Prokurorise per verifikimin e figures se tij, pasi e akuzon se ka perdorur tre identitete dhe ka pasur denime ne Itali dhe Maqedonine e Veriut.

I ftuar në studion e A2 CNN, Bardhi tha se i zgjedhuri i Ramës është i dyshuar për akuza që s’kanë të bëjnë me biznesin, por me probleme të rënda penale në të shkuarën.

“Ajo që unë garantoj është se zotëria, është e vërtetë që nuk ka asnjë gjobë ndoshta, por akuza s’ka të bëjë me biznesin por ka të bëjë me probleme të rënda në të kaluarën me ligjin penal. Të paktën në dy shtete, Itali dhe Maqedoni e Veriut. Ne në ditët në vijim do ti bëjmë transparencë opinionit publik lidhur me këtë rast”, deklaroi Bardhi

Po a i ka pasur këtë të dhëna Partia Demokratike para 30 qershorit?

“Nuk i kemi pasur këto të dhëna para 30 qershorit. Nëse do ti kishim para 30 qershorit do ti kishim bërë publike para 30 qershorit. Ne momentin që kemi vërtetuar në mënyrë të pakundërshtueshme që një kandidat për kryetar bashkie dhe është subjekt i ligjit të dekriminalizimit kemi bërë transparencë. Nëse do të kishim përpara 30 qershorit do ti kishim bërë ato publike”, u shpreh numri dy i PD.

Bardhi pranoi se të dhënat për kandidatët e Ramës janë marrë në rrugë jozyrtare, por garantoi se çdo provë ndaj tyre është autentike dhe e siguruar në mënyrë të ligjëshme.

“Ne kemi pranuar dhe pranojmë se informacionet i kemi marrë në rrugë jozyrtare, në rrugë zyrtare i ka marrë vetëm kryeministri që i mban në sirtarët e tij. Kjo do të thotë se çdo material është autentik dhe është marrë në formë të ligjëshme. Shqipëria ka miq të shkëlqyer, ka miq në të gjithë botën që duan që krimi i organizuar të mos marrë pushtetet të inkriminuar në Shqipëri. Partnerët ndërkombëtarë na kanë ndihmuar. Ju duhet të dini se unë nuk kam akses në sistemet e mbajtjes së të dhënave kriminale në Itali, Gjermani, Holandë”, siguroi sekretari i përgjithshëm demokrat.

Duke u bazuar në të dhënat që ka në verifikim nga selia blu, Bardhi konfirmoi se Babani nuk është rasti i fundit që ka probleme me ligjin penal.

“Zotëria (Mark Babani) nuk është I fundit, kemi raste të tjera në verifikim. Kemi mbledhur dhe mbledhim informacioni çdo ditë për kandidatët e PS në bashktë e tjera dhe bëjmë publik atë që është e verifikuar. Nuk është një i katërt, janë më shumë se një i katër. Ka indicia të forta për disa kandidatë. Jemi në pritje të informacioneve”

Për rastin Kajmaku Bardhi konfirmoi se deri në këtë moment prokuroria nuk e ka përmbushur detyrimin për të dhënë sqarime në lidhje me mosmarrjen e shenjave të gishtave të persnonit nën verifikim.

“Qëllimi primar i prokurorisë është të marrë në mbrojtje këta persona. Për Agim Kajmakun, në zbatim të ligjit, me 4 shtator prokuroria duhet të kishte kryer veprimet ndaj tij në bazë të ligjit dhe ai do të duhet të largohej nga zyra e bashkisë së Vorës”, tha Bardhi.

Numri dy i Partisë Demokratike rrëzoi pretendimet e kryeministrit Rama se për shkak të kohës nuk është bërë dot i mundur ndryshimi i Kodit Zgjedhor për të forcuar sitën e verifikimit për personat e inkriminuar.

“Ligji është i qartë, çdo kryetar partie mund të kërkojë verifikimin e një kandidati potencial edhe në periudhë jo zgjedhore. Pra Edi Rama ka pasur gjithë mundësinë ligjore të kërkojë informacione dhe të verifikojë të zgjedhurit e tij për bashki. Unë disponoj të gjithë komunikimet e strukturave të PS ku provohet se ata i kanë ditur këto probleme të kandidatëve dhe këto probleme me ligjin kanë qënë objekt diskutimi në mbledhjet e strukturave të PS. Pra rama me vetëdije nuk e ka zbatuar këtë të drejtë ligjore duke kandiduar qëllimisht persona me lidhje kriminale për kryetar bashkie”, deklaroi gjatë bisedës në studion e A2 CNN, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

g.kosovari

Next Post
Igli Tare i thotë të gjitha, zbulon arsyen e refuzimit të Milanit: Dua të shkoj në Champions

Igli Tare i thotë të gjitha, zbulon arsyen e refuzimit të Milanit: Dua të shkoj në Champions

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

June 19, 2026
Vëmendje për viktimat

Disa shënime mbi një këngë zvicerane të ngjashme me këngët shqiptare të nizamëve

June 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 20 Qershor 2026

June 19, 2026
“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

June 19, 2026
Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

June 19, 2026
Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

June 19, 2026
Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

June 19, 2026
“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

June 19, 2026
Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

June 19, 2026
Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In