• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Akuzat për artikullin, qeveria: “The Economist” ka prestigj ndërkombëtar

by A R
17/01/2016 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria shqiptare ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike lidhur me shkrimin e botuar në revistën “The Economist”.

Grida Duma akuzoi se artikulli që e cilëson Shqipërinë si lider reformash është paguar nga qeveria me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Këtij pretendimi, qeveria iu përgjigj se “The Economist” është revistë me prestigj të madh ndërkombëtar.

“Ndodh vetëm në Shqipëri që një parti opozitare të akuzojë qeverinë përse promovon vendin dhe kërkon te nxisë investimet e huaja.

Revista “The Economist” është një nga revistat më prestigjioze në rang botëror, që lexohet nga investitorë dhe vendimmarrës të rëndësishëm. Në numrin special të kësaj reviste që do të shpërndahet në Samitin e Davosit, promovimi i Shqipërisë është një mundësi e shkëlqyer për të tërhequr investime te huaja të rëndësishme në Shqipëri, që krijojnë më shumë vende të reja pune, nxisin turizmin dhe prodhimin vendas.

Qeveria shqiptare, duke e parë reportazhin në “The Economist” si një mundësi të shkëlqyer për të promovuar vendin tonë, njësoj siç kane vepruar edhe qeveritë e vendeve të tjera si Maqedonia, Kroacia, Turqia apo Serbia, ka nënshkruar një kontrate prej 36 milionë lekësh për te publikuar një reportazh të zgjeruar mbi Shqipërinë.

shkrimi-ekonomist

“The Economist”, si një prej revistave më prestigjioze dhe me lexueshmëri më të lartë në shkallë botërore, nuk mund te publikojë asnjë informacion që nuk është i vërtetë, që nuk është i verifikuar dhe që nuk është shkruar nga gazetarë të certifikuar të saj.

Fatmirësisht, kjo qeveri, ndryshe nga qeveria e kaluar, nuk shpenzon miliona dollarë para publike as për të transmetuar reklama qeveritare, as për të paguar lobiste që kërkesë të vetme nga qeveria kishin përhapjen anembanë botës së baltës së shpifjeve të ish-kryeministrit ndaj opozitës së vendit.

Partia Demokratike vazhdon të sillet si qeveria e vjetër, me gjuhen urrejtjes, shpifjet dhe baltosjen primitive që nxjerr në pah çdo dite mungesën e lidershipit, të programit e të ideve për Shqipërinë. Koha kërkon që Partia Demokratike të zhvishet nga lëkura e qeverise se vjetër e të behet opozita e re që i mungon Shqipërisë prej dy vjetësh e gjysëm.

Sot shqiptareve u nevojitet një opozite qe debaton ashpër dhe kritikon fort me argumente e me fakte, jo një qeveri e vjetër në vend te opozitës që prodhon përditë gjuhë urrejtjeje dhe shpifje pafund; një opozite që jep alternativa, jo një grup politik të rënë nga pushteti që vetëm shan e baltos çdo njeri e punë në këtë vend”, thuhet ne reagim.

 

Akuza e Grida Dumës

Partia Demokratike ka dalë me akuza të reja kundër kryeministrit Edi Rama. Demokratët denoncuan përmes Grida Dumës artikullin “Shqipëria, vend lider i reformave në Ballkan”, botuar nga “The Economist”, si të paguar nga qeveria.

“Edi Rama ka shpenzuar qindra milionë lekë të taksapaguesve shqiptarë për të blerë 8 faqe reklamash në revistën më të shtrenjtë në botë, The Economist, për një artikull-reklamë që thur lëvdata për të, por që në krye tregon se është shkrim i paguar. Sipas rregullave britanike të reklamës, në çdo faqe ku lëvdohet Edi Rama, shkruhet Advertisement Feature, çka do të thotë, shkrim i paguar”, deklaroi koordinatorja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma.

Sipas opozitës, të tilla reklama u kanë kushtuar miliona euro takspaguesve shqiptarë vitet e fundit.

“Ky shpërdorim parash, bëhet në kohën kur mijëra familje në Vlorë, Fier, Lushnjë, Durrës, Krujë dhe Lezhë që janë në kushte ekstreme nga pasojat e përmbytjes, nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria, dhe mijëra familje të tjera janë në rrezik për shkak të motit që vazhdon të përkeqësohet”, vijoi Duma.

Partia Demokratike mendon se as këto reklama, jo vetëm që nuk ndihmojnë Shqipërinë, por as nuk do të shpëtojnë Edi Ramën nga gjykimi i qytetarëve.

“Ky shpërdorim turpshëm i parave të shqiptarëve, jo vetëm nuk e ndihmon Shqipërinë dhe gjendjen e rëndë të qytetarëve, por nuk zbardh asgjë në imazhin e nxirë të një kryeministri që ka 200 milionë euro pasuri me rryshfete pallatesh. Edi Rama është kryeministri më i korruptuar në Ballkan, dhe nuk ka shkrim të blerë a reklamë të shtrenjtë që e shpëton nga gjykimi i drejtë i qytetarëve”, mbylli deklaratën, Grida Duma.

 

 

Next Post

Soni Malaj tregon arsyet e divorcit (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

July 28, 2026
Rama për “The Financial Times”: NATO të rivendosë kontrollin në veri të Kosovës. Për të dalë nga kjo çmenduri e pafund…!

Të reflektosh jo me fjalë ndaj qeverisjes

July 28, 2026
Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

July 28, 2026
“Ambasada e SHBA, kontakte non stop me ne”, Berisha: Interes absolut për zgjedhjet

PD “leksion” ambasadës amerikane: Mbani qëndrim për protestën, mos rrini si struci…

July 28, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Mora atë që më takonte”, Shehaj flet për grabitjen e dokumentit: Ika me vrap se s’jam kukull unë…

July 28, 2026
Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

July 28, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Skrapari rrezikon të zhduket nga harta! Fushë-Krujës duan t’i marrin dy fshatrat e aeroportit”

July 28, 2026
Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

July 28, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Pushteti nuk fitohet nga dështimi i tjetrit

July 28, 2026
Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com