Prokuroria nis verifikimet për akuzat e opozitës ndaj ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Një grup hetimor nga akuza qendrore po mbledh informacione rreth vërtetësive të deklaratave të PD-së në drejtim të ministrit, ndërsa më pas mund të vijojë me dëshmitarë.
Lajmi bëhet i ditur nga burime konfidenciale pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Gazeta Shqip pyeti dje zyrtarisht për këtë çështje këshilltarin për mediat në prokurori, Albi Serani, i cili tha se “nuk kam asnjë koment”.
Nga ana tjetër, burime të tjera pohojnë se prej ditësh, disa hetues po mbledhin deklaratat e PD-së, ku Tahiri është vënë në qendër të akuzave për lidhje me krimin.