• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Akuzat ndaj Skënderbeut, Zeqo: UEFA nuk ka gojë të na akuzojë, do i hedh në gjyq

by Java News
11/09/2016 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish –presidenti i Skënderbeut, Agim Zeqo, ka reaguar në lidhje me akuzat e UEFA për shitjet e ndeshjeve nga ana e ekipit korçar. Zeqo shprehet se kjo është një përpjekje e disa grupeve të caktuara që po përdorin letra anonime dhe të njohur në UEFA, për të goditur Skënderbeun dhe atë personalisht.

Sipas tij, dalja e raportit të UEFA në media, në një kohë kur ai duhet të ishte konfidencial, konfirmon faktin se sulmi ka qëllime të tjera, larg sportit.

Zeqo thotë se sulmi bëhet më i pabesueshëm kur ai vjen nga të akuzuar për korrupsion dhe pa kredibilitet, sic i quan ai drejtues të UEFA –s. Ai paralajmëron se do të përballet me ta në gjykatë.

Reagimi i plotë i ish –presidentit të Skënderbeut

Te dashur “Ujqerit e Dëborës” dhe dashamires te ekipit te futbollit te Skenderbeut. Pas rreth 2 vjet e gjysmë perpjekjesh dhe suksesi te perbashket me ekipin tone te zemres kisha vendosur te komunikoja me ju vetem neper shkallet e stadiumeve dhe jo nepermjet mediave. Por sulmet e diteve te fundit kunder Skenderbeut , sukseseve dhe rekordeve te tij per kampionatin tone ma bejne te domosdoshme nje sqarim per ju. Nepermjet kesaj deklarate dua t’ju siguroj ju se cdo sukses qe kam aritur ne jeten time, inkluduar dhe sukseset me ekipin e futbollit te Skenderbeut, kane qene frut i perpjekjeve dhe deshires se madhe per te qene fitues kudo. Asnjehere ne jeten time nuk kam qene fallco apo te jem shtirur. Dua t’ju siguroj Ju se brohoritjet dhe duartrokitjet e sinqerta te  Juajat per ekipin e Skenderbeut ASNJEHERE te vetme per sa kohe une kam qene President i Klubit nuk kane qene per dicka jo te vertete.

Ekipit, ju ia keni dhene me zemer dhe ai i ka merituar 100%. Besoj dhe mendoj shume  qe dhe mbas largimit tim dhe deri me sot kane qene te tilla. Natyrisht i takon Presidentit Takaj te shpjegohet me shume per kete periudhe. Sulmet e diteve te fundit ne bashkarisht duhet t’i marim vetem si nje perpjekje  te disa grupeve te caktuara, te cilat nepermjet letrave anonime apo  ndonje lidhjeve te tyre miqesore ne institucionin e UEFA  kane menduar se do perfitojne financiarisht apo demtojne figuren time dhe imazhin e ekipit te Skenderbeut. Raportin e UEFA per Skenderbeun u detyrova ta lexoj keto dite. Ai, sipas rregullave te vete UEFA duhet te ishte konfidencial. Dalja e tij ne media rikonfirmon edhe njehere opinionin tim per gjithe kete situate.

Dikur institucioni i UEFA per te gjithe ne besoj se ka qene nje bashkim i vlerave te perbashketa te te gjithe antareve te saj, por mbas ngjarjeve te 2 viteve te fundit ku Presidenti dhe nje pjese e mire e drejtuesve te saj jane akuzuar per korupsion dhe sidomos qendrimi i saj i pa precedent pas ndeshjes se Kombetares sone ne Beograd ne syte e mi, por jo vetem UEFA ka humbur totalisht besimin dhe kredibilitetin. Me duket qesharake te te akuzoje nje i akuzuar. Per te respektuar punen mundin dhe perpjekjet e mia dhe natyrisht dhe emocionet dhe brohoritjet tuaja ne shkallet e stadiumeve une po ju informoj sot se do perballem me ta perpara drejtesise.

Ne ate gjykate ku ata kane dhe seline e tyre per te nxjere ne shesh te verteten. Uroj qe kete vit ekipi i Skenderbeut ne fushen e lojes, “Ujqerit e Debores” ne shkallet e stadiumeve dhe Qyteti i mrekullueshem i Korces me mikpritjen e tij  me shume se kurdo here tjeter te tregojne  vlerat e tyre  dhe te bejne te gjithe ata qe u perpoqen t’i prishin imazhin t’u vije Turp. Ju pershendes te gjitheve dhe uroj te dilni perseri KAMPION.

Next Post
Hetimet për vrasjen, ish-drejtori i OSHEE-së dyshohet se jepte para me fajde

Hetimet për vrasjen, ish-drejtori i OSHEE-së dyshohet se jepte para me fajde

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In