Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj publikon në twitter video të momentit të sherrit mes protestueve ku mbeti i plagosur Ymer Çela dhe djali i tij Erion Çela. Momentet e tensionit u regjistruan në bulevard përpara Piramidës mbrëmjen e 2 qershorit, ndërsa një pjesë e madhe e protestuesve po zhvendoseshin drejt Parlamentit.
“Nga frymëzuesit dhe ekzekutuesit e dhunës së mbrëmshme, tashmë duhet një përgjigje publike për insinuatën e akuzuave monstruoze kundër Policisë, që rezultuan në një blof të turpshëm, të ngjashëm me atë të “çadrave pistoletë” të 2011-ës.”-shkruan Lleshaj, në Twitter.