• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Akuzat ndaj myslimanëve, ministrit belg i kërkohen prova

by Aalison Pearse Stevens
22/04/2016 19:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm belg, Jan Jambon, është vënë në shënjestër të kritikave pasi deklaroi se një pjese e mirë e komunitetit mysliman në vend kishte kërcyer pas lajmit për sulme terroriste në Bruksel. Parlamentarët po i kërkojnë në mënyrë të vazhdueshme të mbrojë me prova pretendimin e tij dhe një grup myslimanësh ka bërë ankesë zyrtare.

Jambon, partia e së cilit është më e madhja në Parlament, lëshoi deklaratën e shumë kundërshtuar gjatë një interviste për një gazetë vendase. Rivalja politike, Katja Gabriels, e paralajmëroi atë se një pjesëtar i qeverisë nuk mund të bënte përgjithësime të tilla e të fyente një pjesë të komunitetit. Të tjerë kanë kërkuar prova dhe të dhëna për akuzën e ngritur.

Nga ana e tij, ministri i Brendshëm ka replikuar se të gjithë e dinin se kjo gjë kishte ndodhur, dhe se nuk duhet të prisnin një raport zyrtar policie për të vërtetuar faktet. “Disa e kanë bërë, por jo shumë”, ishin fjalët e Jambon. Ai u kujtoi gjithashtu kolegëve të tij se në momentin e arrestimit të Salah Abdeslam, i dyshuar për sulmet e Parisit, policia u godit me gurë dhe shishe. Edhe një efektiv i policisë pohoi se kishte qenë dëshmitar i 3 incidenteve të veçanta pas sulmeve të Brukselit, ku disa të rinj qeshnin dhe bënin shenjën e fitores me gishtat e tyre. Gjithsesi, ai shtoi se nuk kishte parë askënd të kërcente.

Next Post

Delvinë/ Pranga 3 personave, akuzohen për prerje të paligjshme të pyjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com