• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Akuzat ndaj FIFA-s, sponsorët kërkojnë ndryshime

by
28/05/2015 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrtarët e futbollit europian thanë sot se nuk do të bojkotojnë votimin që pritet gjerësisht të çojë në një mandat të pestë për zotin Sepp Blatter si president i FIFA-s, megjithë kundërshtimin e tyre ndaj kandidaturës së tij. Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, i cili është një kundërshtar i fortë i zotit Blatter, nuk bëri komente për median pas arritjes sot në Zyrih për takimin e UEFA-s. Nesër pritet të mbahet kongresi i FIFA-s, e cila është tronditur nga arrestimet e disa prej zyrtarëve të saj kryesorë në suazën e një hetimi për korrupsion. Gara për zgjedhjen e presidentit të FIFA-s zhvillohet mes kreut të tanishëm Blatter dhe Princit Ali bin Al Hussein të Jordanisë.

Sponsorët po i kërkojnë entit administrues të futbollit botëror, FIFA, që të bëjë ndryshime, tani që SHBA dhe Zvicra kanë shpallur hetime në shkallë të gjerë për korrupsion. Ndërkohë, federatat rajonale të futbollit po debatojnë për të ardhmen e udhëheqësit të saj, i cili shpesh është vënë nën kritika.

Kompania e kartave të kreditit Visa bëri deklaratën më të fortë, pas shpalljes dje nga Departamenti amerikan i Drejtësisë të aktakuzave që përfshijnë 14 persona, për vepra të tilla si shantazh, mashtrim me transferim fondesh dhe pastrim parash.

Kompania Visa shprehu zhgënjim të thellë dhe tha se pa reforma, kompania do të rishikojë pjesëmarrjen e saj në sponsorizimin e FIFA-s.

Edhe Coca Cola tha se ka shprehur në mënyrë të përsëritur shqetësim në lidhje me akuzat dhe pret që FIFA t’i analizojë plotësisht këto çështje. Nga ana e saj Adidas i bëri thirrje FIFA-s për të “ndjekur standardet e transparencës.”

Ndërkohë, Konfederata aziatike e Futbollit tha se planet për votimin e nesërm për presidentin e FIFA-s nuk duhet të ndryshohen dhe se ajo mbështet presidentin e tanishëm Sepp Blatter.

Federata Evropiane, UEFA, ka bërë thirrje që votimi të shtyhet për gjashtë muaj, duke thënë se “ekziston një nevojë e madhe për një ndryshim në udhëheqjen e FIFA-s.”

Zoti Blatter nuk është mes nëntë zyrtarëve të lartë të FIFA-s të akuzuar të mërkurën. Ai bëri një deklaratë, ku u zotua se ata që janë përfshirë në veprime të tilla “do të nxirren jashtë loje.”

Hetimi amerikan për FIFA-n përfshin një periudhë kohore që fillon nga viti 1991. Akuzat përfshijnë drejtues mediash sportive, që thuhet se kanë rënë dakord të paguajnë ose kanë paguar ryshfete deri në 150 milionë dollarë. Akuzat përfshijnë edhe veprime korruptive lidhur me zgjedhjet për presidentin e FIFA-s në vitin 2011 dhe me sponsorizimin e Federatës Braziliane të Futbollit nga një kompani amerikane veshjesh sportive.

Autoritetet në Zyrih të Zvicrës arrestuan dje shtatë vetë, ndërsa FBI-ja kontrolloi në Miami zyrat e CONCACAF-it, administrata rajonale e futbollit për Amerikën Veriore dhe Qendrore.

Ndërkohë, sot, Presidenti rus Vladimir Putin kritikoi SHBA për akuzat e ngritura kundër zyrtarëve të FIFA-s, duke thënë se kjo është një përpjekje për ta shtrirë juridiksionin e tyre në vende të tjera. Ai tha se SHBA po përpiqen gjithashtu të pengojnë rizgjedhjen e zotit Blatter në krye të FIFA-s.

Rusia do të jetë mikpritëse e Kupës së Botës në vitin 2018, ngjarja kryesore sportive që organizon FIFA.

Mënyra se si u zgjodh Rusia për Botërorin 2018 është pjesë e hetimeve zvicerane për mashtrim dhe pastrim parash.

FIFA thotë se është duke bashkëpunuar plotësisht me SHBA dhe autoritetet zvicerane, dhe se është në “interesin më të lartë” të organizatës që, të gjitha pyetjet të marrin përgjigje. VOA

Next Post

Londra me referendum për BE-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Shansi që Gjykata Kushtetuese i dha politikës kosovare

March 10, 2026
Ndahet nga jeta njeriu që zbuloi regjistrimet e Watergate dhe shkaktoi dorëheqjen e Nixon-it

Ndahet nga jeta njeriu që zbuloi regjistrimet e Watergate dhe shkaktoi dorëheqjen e Nixon-it

March 10, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

March 10, 2026
“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

March 10, 2026
Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In