• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Akuzat ndaj Aliajt: Vila trekatëshe dhe apartamenti që kushtoi 1 milion lek

by A R
15/06/2016 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arjan Aliaj, gjyqtari që vendosi pezullimin nga detyra të Haki Çakos, më 6 qershor, është marrë në hetim nga oficerët e Antikrimit Ekonomik të Policisë së Shtetit.

Burimet nga Policia thanë se Aliaj po hetohet për 5 akuza. Hetimi ka nisur me iniciativën e Policisë, nga deklaratat e pasurisë që ka bërë gjyqtari, por edhe nga denoncimi i disa qytetarëve.

Objekt verifikimi i oficerëve të Policisë si fillim është bërë vila trekatëshe, në pronësi të Adriana Aliajt, bashkëshortes së Arjan Aliajt, ndërtesë që ndodhet në rrugën “Sami Frashëri”.

Të njëjtat burime thanë se hetimet nga Antikrimi Ekonomik kanë nisur prej disa ditësh, për veprat penale “pastrim parash”, “fshehje të të ardhurave”, “evazion fiskal”, “mosdeklarim të pasurisë” dhe “korrupsion”. Oficerët e Policisë kanë dyshime kryesisht në lidhje me banesën e gjyqtarit Arjan Aliaj, për mënyrën e kalimit të pronësisë dhe çmimit të ulët që është përftuar, vetëm prej 1 milion lekësh të rinj.

Gjyqtari Arjan Aliaj prej disa ditësh është në qendër të akuzave nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe Kryeministri Edi Rama, pas vendimit që dha për pezullimin nga detyra të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako, dhe masës së arrestit në shtëpi për drejtuesin dhe punonjësin e Njësisë Operacionale, Artion Dukën e Ention Xhelilajn./Panorama/a.m.

Next Post

Durrës/ Sekuestrohen 10 kg kanabis, pranga dy personave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dënimet në Hagë e kanë kthyer politikën shqiptare në varrezë ambiciesh”, Majko reagon për liderët e UÇK: Ku gabuam?

“Dënimet në Hagë e kanë kthyer politikën shqiptare në varrezë ambiciesh”, Majko reagon për liderët e UÇK: Ku gabuam?

September 19, 2026
Dogji mbeturinat në Durrës, banori dyshohet se shkaktoi zjarrin në lagjen 13, flakët pranë banesave

Dogji mbeturinat në Durrës, banori dyshohet se shkaktoi zjarrin në lagjen 13, flakët pranë banesave

September 19, 2026
Kakavijë/ Zbulohen steka cigare kontrabandë në autobusin Athinë-Tiranë, nisin hetimet për doganierët

Kakavijë/ Zbulohen steka cigare kontrabandë në autobusin Athinë-Tiranë, nisin hetimet për doganierët

September 19, 2026
Të pafatët e ditëve festive, ja tre shenjat e horoskopit që do të kenë një Krishtlindje të vështirë

Shenjat më “të urryera” të horoskopit sipas botës

September 19, 2026
Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan?

Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan?

September 19, 2026
Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026/ Rama flet për ndryshimet në Shqipëri, zbardh objektivat për të ardhmen

Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026/ Rama flet për ndryshimet në Shqipëri, zbardh objektivat për të ardhmen

September 19, 2026
Panik në aeroportin e Luksemburgut, dronët misteriozë sjellin bllokimin e fluturimeve! Futet në lojë NATO

Panik në aeroportin e Luksemburgut, dronët misteriozë sjellin bllokimin e fluturimeve! Futet në lojë NATO

September 19, 2026
Prokuroria mban në sirtar emrat, 2,868 të dënuar ende presin përfitimin nga amnistia

Prokuroria mban në sirtar emrat, 2,868 të dënuar ende presin përfitimin nga amnistia

September 19, 2026
Kolaps total i rrjetit elektrik në Kubë/ Miliona njerëz pa energji, OKB-ja jep alarmin

Kolaps total i rrjetit elektrik në Kubë/ Miliona njerëz pa energji, OKB-ja jep alarmin

September 19, 2026
Tensionet përhapen përtej Ukrainës, dronët hyjnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

Tensionet përhapen përtej Ukrainës, dronët hyjnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com